E Shtunë, 31 Tetor 2026

90 vite për të mos u ndier, Lancet: Të moshuarit e sotëm janë më të zgjuar

pleqDanimarkë- Nëntëdhjetë-vjeçarët e sotëm janë më të ‘zgjuar’ se një dekadë më parë, janë mendërisht dhe fizikisht më aktiv dhe të pavarur dhe kanë performancë shumë më të mirë njohëse dhe në detyrat e jetës së përditshme.

Kjo është zbuluar nga një studim i publikuar në revistën prestigjoze mjeksore, ‘Lancet’ dhe koordinohet nga universitet në Danimarkë.

Studimi është bërë në dy faza: Së pari hulumtuesit shqyrtuan punën fizike dhe mendore të një grupi të të moshuarve në vitin 1905 (që ishin ende gjallë në vitin 1998, rreth 3,600 njerëz mes moshës 92-93 vjeç). Hulumtuesit studiuan forcën e tyre fizike, aftësitë e tyre mendore dhe sa ishin të aftë në kryerjen e aktiviteteve normale të jetës së përditshme brenda dhe jashtë shtëpisë.

Dymbëdhjetë vjet më vonë, danezët përsëriten studimin e një grupi tjetër lindur në vitin 1915 (2.509 persona të moshës 94-95 vjeç). Pavarësisht se grupi i dytë i “gjyshërve” ishte gjithashtu 2 vjet mesatarisht më i vjetër se ai e dekadës së kaluar, u gjet se kishte të moshuar mesatarisht në formë më të mirë si fizikisht dhe mentalisht, pavarësisht nga faktorë të tjerë si dhe kushtet më të mira të nivelit të jetesës dhe edukimit.

Bota sot është gjithnjë e më e populluar nga të moshuarit: Ky studim është i rëndësishëm, thonë redaktorët, sepse ai heton shëndetin dhe autonominë e këtij segmenti të popullsisë dhe se si ne jetojmë në fazën e fundit të jetës së sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›