E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Vukatanë, gjykata lë në burg babë e bir, avokati: Aksidentale

GJYKATA-SHKODER-AShkodër- Gjykata e Shkodrës ka lënë në arrest me burg babë e bir, Nik e Cesk Murin, të cilët akuzohen për vrasjen e të afërmit të tyre Gjin Muri dhe plagosjes së vëllait të viktimës Aleksit.
Në seancën e sotme avokati mbrojtës ka pretenduar se vrasja ka qenë aksidentale.

Cesk Muri pasi ka parë përleshjen ka qëlluar nga shtëpia vetëm pak metra më tutje me automatik për të ndalur grindjen dhe duke para se kjo nuk po ndodhte është afruar menjëherë dhe arma ka shkrepur gabimisht duke lënë të vdekur Gjin Murin e plagosur Aleks Murin,-tha në seancë avokat Bajraktari.

Sakaq dy të dyshuarit nuk kanë shfaqur shenja pendese në seancë. Ngjarja ndodhi në fshatin Vukatanë të Shkodrës mbrëmjen e së mërkurës, pas një grindje mes kushërinjve të fisit Muri për një copë tokë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›