E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mospagesat e energjisë, ndërprerjet e CEZ-it zbarkojnë në Sarandë e Ksamil

TELA-ASarandë- CEZ Shpërndarje ka nisur sot aksionin e prerjes së energjisë elektrike për banorët dhe bizneset e Sarandës dhe Ksamilit që rezultojnë debitorë ndaj kompanisë.

Në pikun e pushimeve verore, kur edhe konsumi i energjisë është tepër i lartë në zonat bregdetare punonjësit e CEZ-it kanë zbarkuar në jug të vendit.

Sipas CEZ-it janë vendosur edhe gjoba dhe u është bër thirrje qytetarëve që të denoncojnë nëse hasin abuzime dhe ndërhyrje në matësat e energjisë elektrike.

Sakaq CEZ-i ndërmori edhe aksion për prerjen e linjave dyshe, siç bëri dje edhe në qytetin e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›