90-vjetori i autoqefalisë së Kishës Ortodokse
Është e çuditshme se si kaloi në heshtje nga institucionet kishtare dhe ato shtetërore evenimenti i shquar i 90-vjetorit të autoqefalisë së Kishës Shqiptare e cila ka lidhje me Kongresin e Beratit të mbajtur me nxitjen e shtetit të ri shqiptar në shtator të vitit 1922, Kongres i cili zgjodhi Këshillin e Lartë Kishtar. Të paktën unë s’kam dëgjuar gjëkafshë ndonjë ceremoni në 90-vjetorin e këtij evenimenti. Po ju?
Kjo heshtje e Kishës Ortodokse ndaj 90-vjetorit të pavarësisë së saj mund të ketë lidhje me politikat e zgjedhura prej primatit të saj, A.Janullatos, të lidhura në thelb jo vetëm me politikat e Patriarkanës së Fanarit, por edhe me klerin e politikat e Athinës. Ndërsa heshtja e qeverisë së z.Berisha me këtë ngjarje shumë të rëndësishme lidhet ndoshta me frikën që ai ka nga Fanari dhe Athina qysh nga Presidenca e tij. Nga eksperienca e viteve ‘92-‘97 ndoshta z.Berisha e percepton Fanarin dhe trazimin e klerit ortodoks si trazimin e një foleje me grrerra. Z.Berisha nuk mund të harrojë kollaj prishjen me shtetin teokratik grek në kohën kur ai ishte President, pasi i kishte shprehur pakënaqësi të thellë delegacionit të Patriarkanës Ekumenike, e cila e pati vizituar atë më 4 korrik 1992 e përbërë nga mitropoliti i Pergës Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinë shqiptare Ilia Katre. Ky ka qenë në të vërtetë fillimi i prishjes së tij me Athinën e jo ngjarjet e tjera me ca humbameno të arrestuar e ngjarja në Peshkëpi të cilat ishin më tepër pretekst, pasi z.Berisha pati kundërshtuar atëbotë formimin e Sinodit të Shenjtë të Shqipërisë nga ana e Sinodit të Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, me iniciativën e Patrikut Ekumenik të atëhershëm Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në qershor 1992, ku me vota unanime ishin zgjedhur si Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë mitropoliti i Andrusës, Anastasi dhe në mitropolinë e Korçës arkimandrit K. Mustakas, në Gjirokastër arkimandrit A.Kalpakidhis dhe në Berat, Vlorë e Kaninë arkimandrit I.Triandi.
Pak a shumë të gjithë e dimë historinë e mundimshme të fitimit të Autoqefalisë së Kishës Ortodokse shqiptare në kohën e mbretërisë të drejtuar më së pari herët në kohë nga prifti i paharruar patriot Theofan Stiljan Noli (Mavromati). Në qershor të vitit 1929 është mbajtur Kongresi i II kleriko-laik në Korçë ku u zgjodh edhe Sinodi i Shenjtë shqiptar nën kryesimin e Kryepiskop At Visarion Xhuvani (Tiranë & Korçë) dhe mitropolitët A.Çamçe (Berat) dhe A.Ikonomi (Gjirokastër). Këtu u votua edhe Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, statut të cilin e refuzoi Patriarkana Ekunmenike si jo kanonike, e cila lejoi gjithsesi vetadministrimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në liturgjitë, adhurimin dhe arsimimin kishtar, për të cilat kishte dhënë aq shumë ndihmë për 20 vjet aktiviteti si prift në SHBA, F.Noli i pavdekshëm, si me përkthimet e teksteve në shqip, ashtu edhe me praktikimet e dogmës. Madje Patrikana dërgoi në Shqipëri për bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar të asaj kohe të Trapezundës, Krisanthin, që më vonë u bë Kryepiskop i Athinës. Krisanthi u shpreh pro dhënies së Autoqefalisë dhe Statutit. Akullin midis dy institucioneve e theu më pas Kongresi i 3-të i Korçës i mbajtur në maj ‘36 me përfaqësuesit e 4 dioqezave kishtare ortodokse të kohës ku u caktua edhe një komision për bisedime në Kostandinopojë për të harmonizuar dy institucionet e varësisë së Kishës dhe Tomos-i Patriarkal e Sinodal nga ana e Patrikut Beniamin i I u dha më 17 prill 1937 ku u zgjodhën në Sinodin e njohur nga Fanari shqiptarët Kristofor Kisi si Kryepiskop dhe episkopët E.Kurilla (Korçë), A.Çamçe (Berat) dhe P.Kotoko (Gjirokastër) si dhe u pranua Statuti.
Ne nuk e dimë se në cilën datë e feston autoqefalinë Kisha Ortodokse Shqiptare dhe primati i saj aktual Kryepiskop Anastasi?! A njeh ajo 12 shtatorin e vitit 1922 apo 17 prillin e vitit 1937 si datë të themelimit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë? Po qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore cilën datë njohin? A qëndron dot burrërisht shteti ynë në këtë betejë të vogël në përkujtim të historisë reale të luajtur nga ata aktorë të nderuar të papërkulur me në krye Mbretin A. Zogu që e zhvilluan këtë histori të admirueshme pavarësie përpara 90 vjetësh?.
Dihet edhe përpjekja e pushtuesve italianëve (139-‘43) për ta kaluar në uniatizëm klerin ortodoks shqiptar në kohën e okupimit italian, në varësi të Papës së Vatikanit duke e bashkuar me arbëreshët e Italisë, plan të cilin duket se pranoi Kryepiskop K.Kisi. Dimë se pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri në vitin 1948-‘66 në krye të klerit ortodoks u vendos Pais Vodica (ndihmës S.Borova), babai i një drejtuesi të lartë komunist të kohës (Josif Pashko Vodica) dhe mbas tij për një periudhë të shkurtër Kryepiskop Damiani. Ish-Kryepiskopi i vetëm i njohur deri atëherë nga Fanari, K.Kisi u mbajt nën arrest deri sa u gjend i vdekur nga ‘ataku kardiak’ në qershor të vitit 1958; ndihmësi i tij dhe Episkop i Apolonisë I.Banushi u internua, etj. Ashtu si edhe klerikët e tjerë në Shqipëri, edhe klerikët ortodoksë u ndoqën dhe persekutuan nga regjimi i E.Hoxhës i cili me dekret e shpalli Shqipërinë në nëntor 1967 si vendin e parë dhe të vetëm ateist në botë, periudhë e cila zgjati deri në vitin 1991.
Por kleri ortodoks shqiptar vazhdoi të mbijetonte në SHBA, ashtu siç kishte mbijetuar para viteve 1920 në Detroit dhe Worcester. Ndërsa degën amerikane të drejtuar nga Th.Noli dhe S.Lasko – e cila mbante lidhje deri më 1965 me klerin ortodoks në Shqipërinë komuniste - Fanari nuk e njihte, dega tjetër e drejtuar nga Episkopi i Lefkës M.Lipa njihej nga Patrikana Ekumenike.
Tashmë e dimë se në janar të vitit 1991 Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës caktuan profesorin e Universitetit të Athinës, episkopin e Andrusës (Drejtor i Përgjithshëm i “Shërbimit Apostolik” të Kishës së Greqisë dhe vëzhgues i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit), Anastasin, si ekzark patriarkal (të dërguar të Patriarkanës), me mision që të shkonte në Shqipëri për t’u takuar me ortodoksët dhe autoritetet e vendit. Pas kundërshtimeve shumëmujore të shtetit shqiptar, Eksarku (i dërguari) i Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik 1991. Ndoshta pak e dinë se ardhja e tij është shoqëruar me ndërhyrje të fuqishme nga ana e shtetit grek i cili mobilizoi të gjitha fuqitë e tij që të kapte momentin e artë kur shqiptarët ishin në një rrokopujë dhe kur politikanët e vjetër kishin mbi kokë shpatën e damokleut dhe politikanët e rinj amatorë e buzëqumësht që ishin suksesorët e pushtetit të vjetër ishin gati të bënin çdo kompromis me grekët. Kështu, nga një përfshirje në këtë çështje të personaliteteve të atëhershme si R.Alia, Y.Popa, G.Pashko, S.Berisha, F.Nano, A.Angjeli, G.Pollo etj, fitoi supremaci pas gati 80 vjetësh pavarësi të klerit ortodoks një klerik grek si Janullatosi, i cili veproi me shpejtësi duke krijuar në gusht Këshillin e Përgjithshëm Kleriko-laik me 13 pjesëtarë, të cilët bënë një vizitë në Fanar ku i kërkuan Patriarkanës Ekumenike dhe Patrikut Bartoleme (shteti shqiptar ‘flinte’ me qëllim në atë kohë nën drejtimin e R.Alisë si President) që të caktonte Eksarkun Janullatos si Primat të Kishës Ortodokse Shqiptare. Në Korçë u caktua arkimandrit K.Mustaka, në Gjirokastër grekun A.Kalpakishdhis dhe në Vlorë e Kaninë grekun tjetër I.Triandis ( të cilët u dorëzuan pa aprovimin e shtetit shqiptar si mitropolitë në korrik të vitit 1996). Një vit më pas z.Berisha u ‘zgjua’ nga gjumi letargjik dhe i kërkoi Fanarit të tërhiqte grekët e tjerë përveç Kryepiskopit Anastas, heshtja ndaj të cilit e kishte sjellë atë në pushtet, së bashku me caktimin e A.Meksit si Kryeministër dhe kalimit të ligjit 7501 mbi tokën, ligj i cili i bënte pronarë banorët joautoktonë të Dropullit mbi luginën shqiptare të Drinosit. Por Janullatosi dhe grekët dinë të punojnë. Ata zgjodhën vitin tjetër të vështirë, 1997-’98 si vitin kur e detyruan shtetin shqiptar të pranonte skemën e ndërtimit të Sinodit të Shenjtë shqiptar nga dy + dy me kryepriftërinj grekë e shqiptarë. Të gjitha këto veprime ishin kryer nga ana e Patrikanës Ekumenike dhe qeverive shqiptare të A.Meksit (për fronëzimin e ekzark Anastasit) dhe të F.Nanos (për pranimin e skemës 2 grekë + 2 shqiptarë) në kundërshtim me disa nene të të vetmit Statut ekzistent të Kishës Autoqefale Shqiptare të hartuar në vitin 1929 në Korçë dhe të pranuar me pak ndryshime vitin 1937 nga Fanari. Kësisoj, Mitropoliti i Korçës u zgjodh ish-Dekani i Akademisë Ortodokse të Durrësit J.Pelushi, i Apolonisë K.Qirjo (i cili ndërroi jetë në 2000). Më 2006 Sinodi i Shenjtë, sipas planeve të primat Anastasit, u shtua edhe me tre hierarkë të tjerë duke e bërë Sinodin realisht të dominuar nga grekët dhe këtë lëshim të klasës së vjetër politike shqiptare do ta vuajnë ata që do të vinë duke ditur se veprimet e këtyre drejtuesve grekë mund të jenë të motivuara sipas interesave politike të Greqisë mbi Shqipëri, sidomos mbi çështjet e të ashtuquajturit Vorio-Epir si dhe mbi çështjen e pazgjidhur të kthimit të çamëve të dëbuar me pogromin grek të vitit 1944-’45 si dhe mbi çështje të tjera të rreth 700 fshatrave arbërore (arvanitasit shekullorë që ndodhen në Eube, More, Specia, Hidra etj.) dhe shqiptarëve që jetojnë si emigrantë në Greqi. Aktualisht Hirësi Dhimitri, ndihmësi grek i Janullatosit shkoi si Mitropolit në Gjirokastër, ndërsa në Apoloni shkoi hirësi Nikolla dhe në episkopinë e Krujës shkoi hirësi Andoni.
Megjithëse Kryepiskop Anastasi ka bërë shumë punë të mira për ringjalljen e ortodoksizmit në Shqipëri, përsëri çështja e largimit të çdo të huaji nga drejtimi i të gjitha klereve në Shqipëri (janë 5-6 fe zyrtare shtetërore në vend), është një sfidë e madhe e shtetit shqiptar me qendrat e varësisë së këtyre enteve fetare shqiptare. Të gjitha partitë politike shqiptare duhet të bien në unison mbi një pikë, sipas së cilës të luftojnë me qëllim që të gjitha statutet e besimeve të ndryshme zyrtare në Shqipëri, të pranojnë që të gjithë hierarkët e lartë të tyre t’i kenë me shtetësi e kombësi shqiptare. Ndoshta ka ardhur koha që Janullatosit t’i thuhet, me përmirësimet e nevojshme në Kuvend të ligjit 10057 dt. 22.01.2009 (këtë dhuratë Janullatosit duket se ja ka bërë mazhoranca e PS-së e drejtuar nga F.Nano si dhe kryeministri i papjekur P.Majko; vini re që edhe ky ligj është kaluar në kohën që Shqipëria i kishte sytë nga lufta në Kosovë dhe për këtë nuk i duhet ngrënë haka Kryepiskop Anastasit, pasi ai gjithmonë di kur të godasë sipas interesave të tij), se ai e kreu boll mirë detyrën e tij dhe se ka ardhur koha që Sinodi i Shenjtë Ortodoks të jetë i përbërë vetëm nga qytetarë shqiptarë për nga gjaku, duke vazhduar traditën e të madhit F.Noli. Gjithashtu, një kujdes i madh duhet treguar nga të gjitha qeveritë në zbatimin e ligjeve me korrektësi ndaj të gjitha komuniteteve fetare, sidomos atyre që nuk janë mazhorancë, siç janë edhe ortodoksët, me qëllim që ata të mos ndjehen të rrezikuar nga askush dhe ta shohin gjithnjë Shqipërinë si vendin e tyre të dashur, si vendin e bekuar të shanseve të barabarta të trashëguar nga të parët e tyre autoktonë prej qindra shekujsh.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)