95-vjeçarja ringjallet pas gjashtë ditësh
Me hipotezat se një 95-vjeçare, e cila jetonte vetëm, kishte vdekur, fqinjët kanë mbetur të shokuar kur janë kthyer për të kryer ceremoninë e fundit pas gjashtë ditësh, dhe e kanë gjetur atë duke gatuar. Li Xiufeng ishte rrëzuar në banjë dhe kishte marrë plagë në kokë, e duke marrë parasysh moshën e saj dhe faktin që nuk merrte frymë, fqinjët e kishin vendosur trupin e saj në një arkivol të hapur, në pritje të të afërmve. Kur ata mbërritën në shtëpinë e saj për ta marrë arkivolin dhe për ta varrosur, 95-vjeçaren Li e gjetën afër sobës duke gatuar. Kur i ka parë, pa e prishur terezinë e saj, plaka Li u kishte thënë: U zgjova nga një gjumë i çuditshëm, kam shumë uri, prandaj në fillim do të ha, pastaj do tju qeras e të bisedoj me ju. Lajmi u transmetua nga Orange.