Kthehet për para taksie, arrestohet grabitësi
Një grabitës në tentativë u arrestua në SHBA pasi u kthye në vendin e krimit për të tërhequr para, në mënyrë që të paguante taksinë e tij. 39-vjeçari ishte përpjekur të grabiste bankën Ëells Fargo në Xhorxhia. Ai i dorëzoi arkëtarit një shënim ku thuhej: Më jepni paratë, ose ne do të fillojmë të qëllojmë, ka raportuar Neëser. Shefi i Policisë, Mark Xhonson, tha se: I sigurt pas xhamave antiplumb, arkëtari refuzoi dhe individi u largua pa marrë para. Ai u ngjit në një taksi, pa pasur para. Taksistja femër bllokoi makinën dhe tërhoqi vëmendjen e policisë. Polici i kërkoi atij të paguante taksinë ose do të përfundonte në telashe. Oficeri e shoqëroi në bankën afër për të tërhequr para kesh, kur nëpunësi e njohu. Ai u arrestua për përpjekje grabitjeje të armatosur.