Të majtët pro tre vendimeve të Bashës
02/03/2012 Dalipi akuza për ndarje diskriminuese të fondeve tek minibashkitë e largimet politike nga puna
Mblidhet Këshilli Bashkiak. Fondet shtesë në buxhet shkojnë për shpronësimet e varrezat
Ngërçi politik zbret në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, duke bërë që propozimet më të rëndësishme të administratës bashkiake për investimet e shërbimet ndaj qytetarëve të miratohen vetëm me votat e këshilltarëve të djathtë. Tonet e ashpra dhe akuzat e ndërsjella ndërmjet grupimeve politike të këshillit nuk kanë kursyer as mbledhjen e djeshme, e cila u zhvillua pas një mungese dy mujore. Duke marrë vetëm votat e mazhorancës, këshilli ka arritur të miratojë dy vendimet e shumëpërfolura, për shtimin e 357 milionë lekëve të reja si fond i mbartura nga 2011, në buxhetin e Tiranës për këtë vit. Po ashtu edhe projektvendimi tjetër për kalimin e ujësjellësit nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, është bojkotuar nga këshilltarët e majtë. Ndryshe ka ndodhur me vendimin për zgjerimin e kapitalit prej 80 milionë lekësh që do të shkojë në dispozicion të fondeve për sportklub “Tiranën”. Po ashtu edhe dy vendimet e tjera mbi krijimin e një qendre sociale dhe vendosjes së pllakës përkujtimore, në nder të Kadri Roshi, konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar kanë rrëmbyer edhe votat e këshilltarëve të majtë.
Debate e akuza
Janë dashur më shumë se dy orë debate për të hedhur në miratim vendimin e parë të mbledhjes për kalimin e fondeve të mbartura nga 2011, si shtesë në buxhetin e Tiranës për 2012-ën. Konkretisht bëhet fjalë për shumën e 357 milionë lekëve të reja, të cilat nuk u vunë asnjëherë në përdorim nga administrata e mëparshme për shkak të kolapsit në të cilin ishte zhytur bashkia. Këto fonde, sipas projektvendimit, janë planifikuar për t’u investuar në procesin e shpronësimit të ish-pronarëve për zgjatimin e bulevardit “Bajram Curri” në pjesën e zonës së “Ali Demit”; mirëmbajtjes së varrezave të “Sharrës” dhe “Tufinës”; për gjelbërimin, për çerdhet dhe kopshtet; minibashkitë; për ngritjen e një qendre sociale në Laprakë, e cila do të quhet “Shtëpia jonë e përbashkët”. Pas detajimit të bërë nga kryebashkiaku Basha për përdorimin e këtyre fondeve në realizimin e projekteve për investimet e shërbimet ndaj qytetarëve këshilltarët e majtë kanë lëshuar akuza të forta lidhur me diskriminimet me bazë partiake mbi ndarjen e këtyre fondeve pranë njësive bashkiake, ku ato të drejtuara nga të majtët pretendohet se kanë marrë fondet më të pakëta, pavarësisht mbulimit të madh territorial që mbulojnë. Këtyre akuzave Basha u është kundërpërgjigjur duke pohuar se me këtë shtesë të papërdorur do të zgjidhen problemet më të mprehta siç është ngërçi me shpronësimet në zonën pranë Bërrylit, e cila i ka mbartur një borxh të lartë bashkisë, si dhe zgjidhja e problemi të varrezave. Ndërkohë që këshilltarët e majtë duke iu referuar kësaj shtese të fondeve kanë akuzuar administratën Basha se arka e bashkisë nuk është gjetur bosh gjatë ndërrimit të mandateve, ndryshe nga sa u pretendua. Kundrejt këtyre akuzave Basha ka deklaruar se arka është gjetur bosh, madje bashkisë i janë faturuar edhe borxhe të larta në vlerën e 12 milionë dollarëve nga shpronësimet dhe 8 milionë euro borxhe të tjera nga përmbarimi. “Me këtë shumë parash jo vetëm shpronësojmë ato familje pronare, të cilat e kanë kërkuar këtë prej shumë kohësh, por hapim rrugën për të përfunduar këtë projekt, i cili do të lehtësojë shumë gjendjen e trafikut dhe aksesin në veçanti të minibashkisë numër 1 në qendër. Bashkia ka një borxh prej të paktën 12 milionë dollarësh në shpronësime të papaguara dhe 8 milionë euro të tjera në gjyqe të humbura dhe fatura të palikuiduara të përmbarimit. Këto para janë para të mbledhura gjatë dhjetorit dhe mirëmenaxhimit të ardhur nga Bashkia”, u shpreh Basha. Pavarësisht debateve të lindura këshilli ka miratuar gjatë mbledhjes së djeshme të gjithë paketën Basha me të pesë vendimet e parashikuara, të cilat i gjeni të detajuara bashkangjitur shkrimit.
Akuzat për diskriminimin në
ndarjen e fondeve për minibashkitë e majta
Lidhur me shqetësimet e këshilltarëve të majtë se shtesa e buxhetit diskriminon minibashkitë e drejtuar nga të majtët, Basha tha se nuk ka diskriminim mbi baza politike të njësive bashkiake. “Asnjë minibashki nuk ka vetëm socialist dhe asnjë minibashki nuk ka vetëm demokrat. Të jeni të sigurt që unë nuk i ndërtoj parimet e punës mbi një praktikë mllefi. Për një gjë të jeni të sigurt që nuk ka e as nuk do të ketë diskriminim mbi baza politike për bashkëpunimin apo ndarjen e fondeve tek minibashkitë”, ka theksuar Basha. Pjesa dërrmuese e fondeve shtesë të mbartura do të shkojë për zgjidhjen e ngërçit të shpronësimeve, e cila do të sigurojë një frymëmarrje të re për trafikun e Tiranës në atë zonë, si dhe në zgjidhjen e problemeve të varrezave, të cilat janë shndërruar në gangrenë për kryeqytetin.
Akuzat
Dalipi: Në 6 muaj u shkarkuan
350 punonjës për arsye politike
Një tjetër akuzë e lëshuar nga këshilltarët e majtë është edhe ajo e shkrimeve të bëra mbi baza politike. Kreu i këshilltarëve të majtë i ka cilësuar absurde largimet e bëra nga administrata Basha, të cilat janë bërë të gjitha mbi baza politike. Duke lëshuar akuza të forta ndaj administratës Dalipi ka akuzuar se nuk ka ndodhur në asnjë nga administratat e mëparshme që në 6 muaj të hiqen nga puna për arsye politike mbi 350 punonjës. Kundrejt kësaj akuze Basha ka deklaruar se shkurtimet janë bërë pasi administrata ishte tejfryrë, ndërkohë që ato fonde duhej të shkonin për shërbime tek qytetari. “Performanca e cilësia do të jenë kriteri i vetëm mbi të cilat do të bazohet puna për punësimet apo largimet nga puna”, është përgjigjur Basha.
Shpronësimet nga bulevardi
“Bajram Curri” në rrugën “Ali Demi”
Sa i takon fondit të shtuar prej 375 milionë lekësh, Basha ka bërë me dije se volumi kryesor i fondit që do të rishpërndahet do shkojnë në dy vepra kryesore, shpronësimet nga bulevardi “Bajram Curri” në rrugën “Ali Demi” ose siç njihet ndryshe unaza përtej Brrylit e nisur në vitin 2003, si dhe në zgjidhjen e problemit të varrezave në Sharrë etj. Lidhur me ndarjen e këtyre fondeve Basha ka deklaruar se nuk po bëhet asgjë gjë tjetër veç marrjes së përgjegjësive. “Me këtë shumë parash jo vetëm shpronësojmë ato familje pronare, të cilat e kanë kërkuar këtë prej shumë kohësh, por hapim rrugën për të përfunduar këtë projekt, i cili do të lehtësojë shumë gjendjen e trafikut dhe aksesin në veçanti të minibashkisë numër 1 në qendër”, ka pohuar Basha.
Nga 11 marsi ujësjellësi nën administrimin e bashkisë
Familjet e faturuara më tepër do të
kompensohen me faturat e marsit
Lidhur me pretendimet e ngritura nga këshilltarët e majtë për abuzimin me faturat e ujit, Basha theksoi se faturat dhe lista e kategorive përfituese përpilohen nga minibashkitë, Bashkia ka marrë përgjegjësitë e saj për zgjidhjen e këtij problemi të konstatuar me të drejtë. Kryebashkiaku Basha theksoi se brenda datës 5 mars të gjitha familjet që kanë paguar më tepër në faturimin e këtij muaji do kompensohen pa përjashtim në muajin pasardhës. “Brenda datës 5 mars problemi me faturimin e tepërt do likuidohet. Çdo problem tjetër rreth problemeve të të larguarve nga puna, ky nuk është kriter i punës time”, tha Basha. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve prej 11 marsit do të jetë në varësi të Bashkisë Tiranë, duke zbatuar vendimin e qeverisë të vitit 2007 për transferimin e kësaj ndërmarrjeje. Me votat pro të këshilltarëve të djathtë dhe kundër të këshilltarëve të majtë, kjo ndërmarrje e refuzuar për disa vite më radhë nga ish-kryebashkiaku Edi Rama do të kalojë plotësisht në varësi të Bashkisë Tiranë. Në fjalën e tij Basha, tha se, ky vendim përmirëson shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët. Këshilltarët kanë rënë dakord që pjesë e bordit të menaxhimit të kësaj ndërmarrje për transparencë të përfshihet edhe një nga akademikët apo specilalistët me konsensus të gjithë këshilltarëve.
Paketa Basha me vendimet që u
miratuan dje në Këshillin Bashkiak
•Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak është miratuar projektvendimin “Për shpërndarjen në programe dhe zëra buxhetorë të fondit të papërdorur të vitit 2011”, prej rreth 357 milionë lekësh, i cili në bazë të ligjit “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, trashëgohet në vitin pasardhës. Fondi i trashëguar nga viti 2011, do të alokohet 56 për qind për investime dhe 37 për qind për shpenzime korente, në programet kryesore të zhvillimit të qytetit, ndërsa 7 për qind e këtij fondi do të jetë transfertë për njësitë bashkiake.
•Kalimi i ujësjellësit në pronësi dhe administrim të Bashkisë së Tiranës, ishte një ndër vendimet e rëndësishme që u miratua gjatë ditës së djeshme në Këshillin Bashkiak, për të cilën pati edhe debate të shumta. Ky vendim është miratuar vetëm me votat e përfaqësuesve të mazhorancës në këshill.
•Një tjetër vendim i miratuar në këshill është projektvendimi për zmadhimin e kapitalit të klubit të futbollit “Tirana sh.a”. Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit, si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e Akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e klubit të futbollit të “Tiranës”.
•Këshilli Bashkiak ka shqyrtuar në mbledhjen e djeshme edhe propozimin e bërë për “Për krijimin e Qendrës Sociale Shtëpia e Përbashkët”. Kjo qendër ndodhet në territorin e Njësisë Bashkiake numër 11 në Laprakë. Në këtë Qendër do u ofrohen shërbime të ndryshme kategorive të shumta në nevojë, si informim, këshillim, asistencë ligjore, shërbime këto të munguara për shumë prej shtresave që u përkasin kategorive në nevojë.
•Pjesë e rendit të ditës, që u miratua nga Këshilli Bashkiak ishte edhe propozimi i bërë nga krybashkiaku Lulzim Basha për vendosjen e pllakës përkujtimore, në banesën ku ka jetuar Artisti i Popullit (”Nder i Kombit”) Kadri Roshi, konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar.