E Shtunë, 31 Tetor 2026

95,000 vizitorë dhe shumë shitje

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka bërë një bilanc të edicionit të katërt të Panairit të Librit në Tiranë. Sipas tyre, edicioni i fundit ka shënuar rekord vizitorësh, dhe ka arritur një numër të madh shitjesh, edhe pse nuk është cilësuar se cili ka qenë libri më i shitur.

Megjithatë organizatorët e Panairit kanë dhënë shifra të përafërta të numrit të vizitorëve, të shitjeve dhe të titujve të rinj. Bazuar në këto të dhëna, drejtuesi i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, pohoi se në Panair ka pasur mes 90,000 dhe 95000 vizitorë. Sipas tij, edhe numri i shitjeve ishte i madh, ndonëse nuk ka dhjenë një shifër të saktë.

Megjithatë, Ymeri nuk ka pranuar të tregojë se cili mund të ketë qenë libri më i shitur, pasi që, sipas tij, shifrat e dhëna në media nga botuesit janë subjektive dhe shpeshherë edhe të fryra. Por, sipas Ymerit, ka pasur interesim të madh për librat e Ben Blushit, Edi Ramës dhe Blendi Fevziut, edhe pse ky fenomeni i ri nuk e ka dëmtuar fare Panairin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›