97 persona të prekur nga sifilizi, spitalet private nuk e raportojnë sëmundjen
Tiranë- Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë rritur ndjeshëm kohët e fundit dhe spitalet private nuk vënë në dieni Institutin e Shëndetit Publim për çdo rast të ri.
Gjatë një tryeze mbi studimet e kryera në fushën e shëndetit riprodhues u tha se ka një rritje tepër të shpejtë të sifilizit. Në vitin 2012 sipas specialistëve janë indetifikuar 97 persona të prekur nga kjo sëmundje.
“Në vitin 2012, deri në muajin nëntor, numri i rasteve me sifiliz është 97.Ndërkohë 78 për qind janë femra dhe vetëm 20 për qind janë meshkuj”, thotë specialistja Adela Vasili.
“Ka një lloj handikapi në ligjin e sëmundjeve infektive, që do të rishikohet, sifilizi mbetet një problem madhor, ai është vetëm maja e ajsbergut dhe sifilizë është këmbanë për HIV/AIDS”, thotë Silva Bino, shefe e sëmundjeve infektive në ISHP.
Sifilizi transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual (vaginal, anal, oral) me personin e infektuar. Në veçanti bakteri i Sifilizit transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt me puçrrat e sifilizit të cilat zakonisht paraqiten në sipërfaqen e organeve gjenitale. Për shkak se këto puçrra nuk janë me dhembje, shumë njerëz nuk e dinë që janë të infektuar me Sifiliz. Faktorët kryesor të rrezikut janë: Përfshirja në seksin e pambrojtur; Marrëdhënia seksuale me më shumë se një partner; Marrëdhënia seksuale me personin i cili ka shumë partnerë seksual;
Edhe pse simptomat fillestare shumë shpejt zhduken, bakteri i Sifilizit do të mbetet në trup në qoftëse nuk trajtohet. Mostrajtimi i drejtë i Sifilizit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, verbim, paralizë edhe vdekjen.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: