E Shtunë, 31 Tetor 2026

97-vjeçari në gjyq për vrasjen e serbëve

Një nga personat më të kërkuar për shkak të dyshimeve për krime gjatë Luftës së Dytë Botërore del sot para gjyqit.

97-vjeçari Sandor Kepiro, ish xhandar hungarez, akuzohet për vrasjen e civilëve serbë dhe hebrejë. Ai do të gjykohet në Budapest.

Kepiro akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Novisadit në janar të vitit 1942, në të cilën forcat hunagreze vranë mbi 1200 civilë.

Në vitin 1944 ai u dënua me dhjetë vite burg nga drejtësia hungareze, por më pas ishte liruar pasi i ishin hequr akuzat.

Kepiro u largua nga Hungaria drejt Amerikës së Jugut. Efraim Zurof nga Qendra Vizental njoftoi se Kepiro ishte rikthyer në Hungari në vitin 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›