E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen Fale misionit te NATO-s forcat e Gadaffit jane dobesuar

Falë misionit të NATO-s, forcat e Gadaffit janë dobësuar dhe sulmet e tyre ndaj popullsisë civile janë rralluar në mënyrë të konsiderueshme.

Ky ka qenë konstatimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Sipas tij, misioni i Aleancë nuk do tê quhet i kryer përderisa të mos jenë përmbushur tre objektivat e fiksuara dhe përderisa Gadaffi të jetë në pushtet.

NATO vë theksin, se paralelisht me ndërhyrjen ushtarake, nevojitet një zgjidhje politike në Libi.

“Ne i përcaktuam mirë objektivat ushtarake gjatë takimit të ministrave të Jashtëm në Berlin.

Ato janë tre: Së pari, ndal sulmeve ndaj civilëve, zmbraps forcat në bazën e tyre dhe garanto kushtet për asistencën humanitare.

Këtyre objektivave ushtarake unë i shtova, se është e vështirë të mendosh, se sulmet ndaj popullsisë civile në Libi do të pushojnë për sa kohë që Gadaffi është në pushtet”, tha Rasmussen.

Ai do të marrë pjesë nënë takimin e Grupit të Kontaktit nesër në Romë ku do të diskutohet dhe mbështetja financiare të rebelëve për të rrëzuar regjimin e Gadaffit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›