E Shtunë, 31 Tetor 2026

98 % e medieve shqiptare kontrollohen nga qeveria

Share

Nga Idriz Tafa

Është tejet shokues dhe i papranueshëm për standardet ndërkombëtare të medieve publike, qëndrimi i RTSH, jo vetëm ndaj opozitës, por edhe institucioneve kushtetuese, sikurse ka ndodhur në emisionin e lajmeve të 28 nëntorit 2011. Dhe pse Vlora konsiderohet si kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur, RTSH nuk dha lajme për aktivitetet në këtë qytet. Por kulmi i gjithë kësaj paturpësie, është mospasqyrimi i vizitës së Presidentit të Republikës Bamir Topi në qytetin e Vlorës. Atë ditë RTSH dha lajme për festat edhe nga Kamza dhe Kukësi, por jo nga Vlora. Ky fragment është shkëputur nga një informacion i brendshëm për një ambasadë të rëndësishme në Tiranë, që konkludon se rreth 98 për qind e mjeteve shqiptare të informacionit masiv kontrollohen nga shumica qeverisëse. Autori i këtyre radhëve ka mundur të sigurojë një përmbledhje ekzekutive të studimit, ku janë marrë dhe citimet,

Në këtë vlerësim përmendet se dhe dy televizione, në pamje të parë, më pranë opozitës, Top-channel dhe Vizion Plus, janë të kapur nga njerëz pranë pushtetit në segmente të emisioneve informative. Të vetmet emisione opozitare janë Fiks fare dhe By-pass show. Është arritur deri atje sa që e përditshmja e grupit mediatik Top-media, ashtu sikurse është dhe Top-channel, ka hequr dorë nga botimi i informacioneve nga Fiks fare.

Studimi konfidencial konstaton se manipulimi i lirisë së shprehjes në Shqipëri nga shumica në pushtet, është sinjal negativ për funksionimin e demokracisë.

Po ashtu shprehet dyshimi se disa medie financohen nga biznese serbe dhe greke. Në krye të RTSH-së ndodhet ish-drejtori i përgjithshëm i TV Klan, me lidhje me bizneset serbe. Nw krye tw bordit të RTSH-së është një person i diplomuar në Moskë për përkthim letërsie fiksionale dhe i preferuar nga ministria e Jashtme ruse, ashtu si dhe një ish-bashkëstudent i tij, diplomat në ambasadën shqiptare në Moskë dhe tani në Prishtinë. Kur e ftojnë në Rusi në forume politike dhe sociologjike, prezantohet si shkencëtar (në tekstin origjinal është dhënë dhe fjala në rusisht: uchenyy për scholar) nga Shqipëria, thotë informacioni.

Në medien print si Panorama me tirazhin më të lartë ushtrohet censurë në komentet e botimit on-line. Duket e çuditshme, por kjo e përditshme e një pronari të fabrikës së birrës në juglindje të vendit, ndonëse me tirazhin më të lartë, ka klikimet më të pakta, për shkak të censurës. Pronari i Panorama ka blerë me porosi të pushtetit grupin mediatik italian Edisud kritike e qeverisë. Për hatër të pronarit, që ka si degustator një përfaqësues gjerman së prezencës së OSBE në Tiranë dhe kryeministrin e vendit, Qeveria shqiptare hoqi akcizën për birrën, por jo për kafen që konsumojnë pensionistët e varfër shqiptarë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›