E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javë e mirë për ekonominë amerikane

05-12-2011 / Nga Greg Ip (The Economist)

Ndoshta është koha të shpërhapim pak errësirën. Kjo javë na dha habere të mira në dy fronte. Së pari, ekonomia e sëmurë amerikane duket se është në gjendje të mirë. Së dyti, rreziqet më të mëdha të ekonomisë - gabimet politike në Amerikë dhe Evropë - duket se janë pakësuar diç. Nuk është koha për të deklaruar se gjithçka është e qartë. Ky rigjenerim, që ka zhgënjyer disa herë më parë, me shumë gjasa do të zhgënjejë përsëri në disa pika. Por, tani le të shikojmë anën pozitive. Zyra amerikane e Statistikave të Punës raportoi sot se në muajin nëntor janë hapur 120 000 vende të reja pune dhe se norma e papunësisë ra në 8.6% nga 9% që ishte një muaj më parë. Ky është niveli më i ulët i papunësisë në SHBA që prej fazave të fundit të recensionit në fillim të vitit 2009. Rritja e punësimit ishte paksa nën parashikimin e Wall-Street-it (125 000 vende pune) dhe pothuajse i njëjtë me atë që kishte paralajmëruar studimi i “ADP”-së të mërkurën. Por, Zyra amerikane e Statistikave të Punës rishikoi edhe të dhënat e muajve të mëparshëm: kështu ajo raportoi se në muajin tetor ishin krijuar 100 mijë vende të reja pune e jo 80 000 sa ç’ishte thënë më parë, teksa në lidhje me shtatorin Zyra bëri një korrigjim të madh: sipas saj nuk janë krijuar 158 000 vende pune siç ishte thënë por plot 210 000 të tilla. Fakti që rishikimet e fundit kanë qenë për mbarë do të thotë se ekonomia po ri-përshpejtohet që prej ngecjes që pati gjatë verës. Nuk është surprizë fakti që punësimi në shtet vijon të lëngojë, teksa ra me 20 000 vende pune, ndërkohë që në privat u hapën 140 000 vende të reja. Brenda sektorit privat, punësimi në sektorin e prodhimi qëndroi në të njëjtat nivele ndërkohë që punësimi në ndërtim ka rënë. Sektori i shitjeve me pakicë rriti punësimin në mënyrë të befasishme, me 50 000 vende, çka lë të kuptohet se ky sektor po kalon një sezon feste. Rënia e normës së papunësisë u mirëprit, por ishte pak mashtruese. Raporti amerikan për punësimin bazohet në dy studime të ndarë: njëri bazohet në listën e pagave të të punësuarve, i cili shfaqi rritje me 120 000 vende; dhe një studim tjetër është ai i shtëpiakëve (persona që heqin dorë nga kërkimi i një pune), sipas të cilit punësimi u rrit me 278 000 vende. Studimi i cili u përdor për të përcaktuar normën e papunësisë është ky i fundit. Pra, norma e papunësisë ra jo se është rritur ndjeshëm punësimi, por sepse ra numri i personave që kërkojnë një punë; forca punëtore është tkurrur dhe shkalla e pjesëmarrjes së popullatës në moshë pune ra në mënyrë shqetësuese në 64%. Fakti se popullata e papunë nuk është kthyer në forcë pune si përgjigje ndaj të dhënave më të mira ekonomike është shqetësues, por kjo nuk duhet të errësojë pamjen e përgjithshme të gjendjes aktuale. Raporti i sotëm nuk është anomali; ai vjen menjëherë pas vazhdimit të të dhënave të mira sipas të cilave ekonomia amerikane deri më tani ka sfiduar tërheqjen e Evropës drejtë recensionit. Studimi i menaxherëve të blerjes tregon se sektori i fabrikave po zgjerohet, shitjet e shtëpive të mbetura pezull po rigjallërohen dhe provat e shkurtra tregojnë për një fillim të fuqishëm të pazareve për festa. Çfarë ndodhet pas kësaj? Mendoj se shpjegimi më i mirë është që rigjenerimi do të kishte filluar një vit më parë por kjo ishte një periudhë fatkeqe: tërmeti dhe cunami në Japoni, rritja e çmimit të naftës e shoqëroi Pranverën Arabe dhe politika e lojës me zjarrin në Amerikë në lidhje me tavanin e borxhit, e në Evropë lidhur me krizën e borxheve. Nëse ne mund t’i shmangim këto kurthe në 12 muajt e ardhshëm, ka një shans të mirë që ekonomia të mbajë vrullin aktual: rritje që varion nga 2.5 % në 3% në vit, por kjo nuk është e mjaftueshme për një “bum ekonomik”; akoma ka shumë borxhe publike dhe private për të larë. Çfarë mund ta pengojë këtë skenar? Si zakonisht, problem është politika. Amerika do të përballet me shtrëngime fiskale në janar përveç disa masave stimuluese, përfshirë shkurtimin me 2% në taksat mbi pagën dhe zgjerimit të përfitimeve në sigurinë ndaj papunësisë. Ka lajme të mira në këtë front. Megjithëse republikanët bllokuan kalimin nga ana e demokratëve në Senat, të një versioni të zgjeruar të shkurtimit të taksave mbi rrogën, ata kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kaluar disa versione të saj përfundimisht, për sa kohë kjo nuk balancohet duke rritur taksat ndaj milionerëve. Administrata vijon të bëjë retorikë me pozicionin e republikanëve, por zyrtarët kanë lënë të hapur mundësinë e një kompromisi: ose duke lejuar rritjen e deficitit në afat të shkurtër ose duke e paguar atë me masa relativisht të parrezikshme siç mund të jetë shitja e spektrit të radiove p.sh. Qoftë edhe duke zgjidhur këtë do të evitoheshin disa masa shtrënguese, por kjo është e menaxhueshme. Evropa mbetet një problem i madh. Edhe atje ka lajme të mira këtë javë. Liderët politikë kanë nisur eksplorimin e veprimeve drejt një bashkimi fiskal më shtrëngues dhe monitorimin e buxhetit që jo domosdoshmërisht kërkon procesin e rëndë të marrjes së miratimit të çdo vendi të eurozonës për një ndryshim në traktat. Të enjten, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, sinjalizoi mbështetje për këtë rrugë dhe u bëri të qartë tregjeve perspektivën se “element të tjerë mund të vijnë pas”- marrë kjo si eufemizëm për blerjen energjike të oblgacioneve. Si përgjigje ndaj kësaj, yield-et e obligacioneve të shteteve periferike janë ulur ndjeshëm këtë javë. E gjithë kjo është shumë inkurajuese, por gjithçka duhet të merret me shumë kujdes. Politikanët në të dyja anët e Atlantikut kanë thënë kaq shpesh se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm, por kanë dështuar në kapërcimin e dallimeve të tyre filozofike për mënyrën se si do të arrihet kjo. Takimi i liderëve të Bashkimit Evropian më 9 dhjetor është vendimtar. Deri atëherë, shijojeni fundjavën si diçka të ndryshme

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›