99 vjet pa certifikaten e shtetit
Ne 99 vjet te krijimit te shtetit te pavarur shqiptar ne ende nuk e kemi dokumentin origjinal te aktit te shpalljes se pavaresise. I vetmi imazh qe njohim deri me sot eshte nje botim qe Lef Nosi nje nga firmetaret beri ne vitin 1937 me rastin e kremtimit te 25-vjetorit te pavaresise. A ekziston ende Ku mund te jete Cili mund ta ruaje Keto jane pyetje qe mund ti beje kushdo aq me teper ne prag te 100-vjetorit. Ndonese gjate viteve te diktatures kerkimi ishte i pamundur per shkak te rrethanave as gjate ketyre 20 viteve demokraci nuk eshte zbuluar gje. Ndonese shume dokumente historike kane dale ne drite e po ashtu deshmi te protagonisteve ende akti origjinal i pavaresise mbetet nje mit. Ne kete pike angazhimin kryesor duhet ta kishin historianet e Institutit te Historise por nga aq sa mundem te kontaktonim mesuam se Arkivi Qendror i Shtetit ka intensifikuar prej disa kohesh kerkimet per te rene ne gjurmet e certifikates se lindjes se shtetit shqiptar. Kjo kerkese behet me e ngutshme per kremtimin e 100-vjetorit. Gjate ketyre viteve ka pasur vetem hamendesime e hipoteza per vendndodhjen. Drejtoresha e Arkivit Nevila Nika thote se jane duke kerkuar ne disa qytete si Roma Boni apo Beogradi. Nderkohe historiani i njohur Kristo Frasheri ka nje teze te tijen. Ai thote se e ka pare me pare origjinalin por hedh poshte cdo teze qe thote se eshte ruajtur nga Lef Nosi. Sipas tij Ismail Qemali ia ka dorezuar nje njeriu shume te besuar por nuk zbulon me teper. Kete mendim te tij e kundershton sternipi i cili tregon se familjaret e tij kane fakte qe akti origjinal eshte ruajtur ne shtepine e Lef Nosit deri ne vitin 1943. E verteta eshte se edhe ne prag te 100-vjetorit te Pavaresise ne nuk e kemi ende dokumentin origjinal. Ndonese e lene te fundit studiuesit nuk e perjashtojne edhe mundesine qe per rrethanat historike akti origjinal te mos ekzistoje me.