E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sauk, shpërthen bombula e gazit në hotel

Një bombël gazi ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së ditës së sotme në një hotel në zonën e Saukut në Tiranë.

Duke iu referuar burimeve të policisë, mësohet se shpërthimi ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa me rrezik përbën dhe vendodhja e një karburanti në këtë zonë.

Ende nuk bëhet e ditur nëse nga shpërthimi mund të ketë  të plagosur, ndersa përhapi panik tek banorët e zonës.

Policia e cila menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka nisur nga hetimet ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›