E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Nderimi më i madh për Pavarsinë, çuarja e Shqipërisë përpara

“Politika shqiptare është karakterizuar nga një axhendë politike dhe jo kombëtare por më në fund ajo është drejtuar drejt bashkëpunimit institucional”. Kështu ka deklaruar Presidenti Topi gjatë pritjes së bërë në Pallatin e Brigadave me rastin e 99-vjetorit të Pavarsisë.

Duke e vlerësuar si një ngjarje madhore Topi shprehu nderimin për të gjithë martirët dhe miqtë e këtij vendi që kanë kontribuar në vite, për të parë këtë Shqipëri që shohim sot. Më tej ai vuri theksin se nderimi për gjakun e derdhur për liri mund të bëhet vetëm duke kontribuar në çuarjen e Shqipërisë përpara duke vënë në plan të parë interesat kombëtarë të vendit.

“ Kjo është ngjarja më e madhe historike e kombit shqipëtar. Sonte hyjmë në 100-vjetorin e Pavarsisë. Kujtojmë me mirënjohje dhe respekt të madh të gjithë të rënët. Shqipëria ka aspirata të qarta në ecjen e saj përpara. Atdheu i Skëndërbeut dhe Nënë Terezës nuk kishte si të ishte ndryshe dhe ëndrra e madhe evropiane nuk është më një ëndërr por realitet pasi Shqipëria është antare e NATO-s. Politika është karakterizuar nga axhenda politike dhe jo kombëtare por së fundi ajo i është kthyer rrugës institucionale. Nderimi më i madh për këtë ngjarje të shënuar është të punojmë për forcimin e demokracisë , modelin e një qeverisje të mirë dhe antarësimin e saj në Bashkimin Evropian”-pohoi Topi.

Të pranishëm në pritjen e organizuar nga kreu i shtetit ishin dhe kryeministri Berisha dhe kryetarja e kuvendit Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›