E Shtunë, 31 Tetor 2026

A H1N1, 9 të dyshuar në kryeqytet për një jave

9 persona të prekur nga gripi i tipit A, janë konfirmuar gjatë një jave në kryeqytet. Analizat e tyre janë dërguar në laboratorin e referencës në Rumani, për të parë nëse bëhët fjalë për virusin A H1N1. Mes të dyshuarve si të prekur nga gripi i derrit është edhe një fëmijë i moshës 4-vjeçare. Përsa i përket të dyshuarve të tjerë janë të moshës 15-45 vjeç. që prej zbulimit të rastit të parë në vednin tonë, janë marrë anlizat e 375 personave për të cilët është dyshuar se janë prekur nga gripi i derrit, ndërsa rezultuan të infektuar vetëm 12 persona, që është dhe numri zyrtar i konfirmuar. Duke analizuar situatën epiodemiologjike specialistët e Shëndetit Publik në vend në buletinin e radhës, referojnë se nuk ka shpërthim epidemik të infeksioneve respiratore, sëmundjeve të ngjahme me Gripin, apo numër të madh rastesh nga Gripi Pandemik A(H1N1). Specialistët e Shëndetësisë shperhen se situata aktuale është mjaft e qetë dhe virusi nuk ka agresivitet ashtu siç dukej në fillim, por ata paralajmërojnë se në sezonin e vjeshtës pritet një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve nga gripi i derrit, dhe po ashtu violenca e tij pritet të rritet. Por pavarësisht kësaj, Komisioni i sigurisë shëndetësore në Bashkimin europian ka deklaruar se nuk është e nevojshme që të shtyhet hapja e shkollave për shkak të alarmit të virusit të gripit të derrave, A/H1N1”. Në një komunikatë për shtyp ekspertët shprehen se “Për momentin nuk është e nevojshme mbyllja e një sërë shkollash”, sipas tyre, shtetet anëtare mund të vendosin për çdo rast një nga një për një mbyllje të mundshme të shkollave të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›