PS, zonat ku kontestohen zgjedhjet
TIRANË- Pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve për tejzgjatje të procesit të numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri, me shumë gjasa, edhe për muajin korrik nuk do të kemi një rezultat final nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kjo për shkak se një numër i konsiderueshëm forcash politike janë investuar me të gjitha forcat në kontestimin e rezultateve të shpallura prej KZAZ-ve dhe të bekuara më pas prej KQZ-së.
Deri në datën 11, kur ishte dhe afati i fundit kur mund të bëheshin ankimime pranë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ishin regjistruar plot 32 kërkesa ankimore nga subjekte të ndryshme zgjedhore, pavarësisht se disa prej tyre u detyruan të tërhiqeshin, pasi ishin bërë jashtë afatit.
Pothuajse të gjitha kundërshtojnë vendimet e miratimit të tabelave të rezultateve dhe kërkojnë që të bëhet rinumërimi i votave, ose, më së pakti, rivlerësimi i pjesshëm i tyre. Natyrisht, kërkesat më me shumë peshë dhe për të cilat debati politik pritet të jetë më i fortë qoftë në KQZ, por edhe jashtë saj, janë katër ankimimet që ka paraqitur Partia Socialiste.
E ndërsa arriti të marrë hakun që i takonte në Qarkun e Fierit, tashmë kjo forcë politike do të vijojë betejën e saj të gjykimit administrativ në KQZ për tre qarqe të tjera, dhe bëhet fjalë për Qarkun e Beratit, Shkodrës dhe së fundi, Tiranës. Për të tre këto qarqe, kërkesat janë komplekse, pasi kanë si objekt të tyre, si rivlerësimin dhe numërimin e kutive të QV-ve të të gjitha KZAZ-së, ashtu edhe rivlerësimin apo rinumërimin e kutive të QV-ve të veçanta në KZAZ të ndryshme.
Berati
Gjatë seancës së sotme, KQZ-ja pritet të marrë në shqyrtim tri kërkesat e tre subjekteve politike që godasin rezultatin e 4 KZAZ-ve të këtij qarku. Një prej këtyre tri kërkesave është bërë nga PS-ja, e cila kundërshton vendimin e KZAZ-së 1, 2 dhe 3 të këtij qarku, për miratimin e tabelave të rezultateve, me pretendimin se në to nuk është pasqyruar ashtu siç është shprehur vullneti i qytetarëve të kësaj zone zgjedhore.
Kështu, socialistët, duke pretenduar se janë penalizuar padrejtësisht nga komisionerët gjatë numërimit të votave, pasi kërkojnë zhvlerësimin e vendimeve të KZAZ-ve përkatëse, pretendojnë rinumërim dhe rivlerësim të votave të të gjitha QV-ve të KZAZ-ve numër 1 dhe 2.
Ndërsa për KZAZ-në numër 3, kërkesa e tyre ka si objekt rinumërim dhe rivlerësim i votave të pavlefshme të QV-ve 3492, 3504, 3515, 3516/1, 3528, 3520, 3524, 3525, 3526, 3519/1.
Selia rozë pretendon se gjatë procesit të numërimit të votave, në mënyrë të kundërligjshme janë shpallur si të pavlefshme rreth 3000 vota të saj, masë votash kjo që ndikon direkt në rezultatin e zgjedhjeve në këtë qark, pasi kësaj force i duhen jo më shumë se 400 vota për të marrë mandatin e pestë.
Shkodra
Një ankesë me disa kërkesa është paraqitur prej socialistëve edhe për Qarkun e Shkodrës, ku për hir të së vërtetës, edhe nga tabelat e rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, janë vërejtur rezultate të çuditshme, ku subjekti paditës, megjithëse me një mbështetje të konsiderueshme, edhe në këtë qark nuk ka marrë asnjë votë.
Nisur nga fakti se këto raste, ku PD-ja ka marrë më shumë se 300 vota dhe PS-ja asnjë votë, nuk janë të pakta, ka detyruar këtë të fundit që ketë pretendimet e saj për parregullsi të theksuara gjatë procesit të numërimit të votave.
Për rrjedhojë, PS-ja ka paraqitur pranë KQZ-së një kërkesë të gjatë edhe për këtë qark, duke goditur fillimisht rezultatet e KZAZ-ve 40, 41, 42, 43 dhe 44 dhe më pas rivlerësimin dhe rinumërimin e votave.
Me anë të këtij hapi, PS-ja kërkon që të sigurojë edhe mandatin e saj të pestë për këtë qark, çka po të realizohej, do të shënonte një sukses të padiskutueshëm në një zonë që njihet si bastion i së djathtës.
Tirana
Kërkesa e fundit e paraqitur prej socialistëve në KQZ, është ajo që "godet" rezultatin e përgjithshëm në Qarkun e Tiranës, ku deri më tani, pavarësisht se dy koalicionet kryesore kanë siguruar një mbështetje pothuajse të barabartë (një epërsi e lehtë prej 3000 mijë votash ka koalicioni i PD-së), ai i djathti ka mundur të marrë një mandat më shumë. Kështu, koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" ka marrë 16 mandate, ndërsa koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 15 mandate.
Për këtë arsye, selia rozë ka ngritur një sërë pretendimesh, që kanë të bëjnë me manipulime gjatë procesit të numërimit të votave, kryesisht në zonat periferike, jashtë Tiranës, siç është rasti i KZAZ-së 56, që përfshin zonën e Kamzës, apo 58, që përfshin zonën e Paskuqanit.
Kërkesa e PS-së ka si objekt të sajën kundërshtimin e vendimeve të KZAZ-ve 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60, si dhe kërkon rivlerësim dhe rinumërim të votave të një numri të konsiderueshëm qendrash votimi.
Kështu, në ZAZ 55, PS-ja kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në qendrat e votimit nr. 2009, 2015, 2018, 2021/1, 2030, 2031. Numri më i madh i qendrave të kontestuara është ai në ZAZ-në 56 në Kamëz, ku kërkohet rivlerësimi dhe rinumërimi i votave në QV-të: 1564, 1565, 1573, 1573/1, 1574, 1575, 1576, 1576/1, 1578, 1579, 1579/1, 1580, 1581, 1581/1, 1582, 1583, 1584, 1585, 1590, 1594, 1594, 1596, 1597.
Tabela
Kërkesa për Tiranën
Rinumërim dhe rivlerësim i votave në qendrat e votimit nr. 2009, 2015, 2018, 2021/1, 2030, 2031 të ZAZ 55
Rinumërim dhe rivlerësim i votave në qendrat e votimit nr. 1564, 1565, 1573, 1573/1, 1574, 1575, 1576, 1576/1, 1578, 1579, 1579/1, 1580, 1581, 1581/1, 1582, 1583, 1584, 1585, 1590, 1594, 1594, 1596, 1597 të ZAZ 56
Rivlerësim i votave të vlefshme të qendrës 1592 të ZAZ 56, për t'i shpallur ato të pavlefshme
Rinumërim dhe rivlerësim i votave në qendrat e votimit nr. 1545, 1547, 1548, 1552, 1553, 1554, 2037, 2038, 2038/1, 2039/1, 2085, 2098, 2092 të ZAZ 57
Rinumërim dhe rivlerësim i votave në qendrat e votimit nr. 1633, 1634, 1637, 1644, 2040, 2041, 2041/1, 2042, 2043, 2044, 2044/1, 2045, 2046, 2047, 2047/1, 2048, 2049, 2049/1, 2050, 2050/1, 2051, 2063, 2072 të ZAZ 58
Rinumërim dhe rivlerësim i votave në qendrat e votimit nr. 2123, 2125, 2202, 2135, 2169, 2171, 2172, 2175, 2176, 2177 të ZAZ 59
Kërkohet rivlerësim i votave të vlefshme të qendrës së votimit 2172 të ZAZ 59, për t'i shpallur ato të pavlefshme
Rinumërim dhe rivlerësim i votave në qendrat e votimit nr. 5158, 2159, 2161 të ZAZ 60
Kërkesa për Shkodrën
Kundërshtim i vendimit të KZAZ-së nr. 40 për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të kësaj ZAZ-je.
Kundërshtimi i vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në 41.
Kundërshtimi i vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në 42.
Kundërshtimi i vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në 44.
Kundërshtim i vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zonës zgjedhore
Qarku Shkodër.
Rinumërimi dhe vlerësimi i votave të vlefshme dhe të pavlefshme të të gjitha QV-ve të KZAZ-ve numër 40, KZAZ 41, KZAZ 42, KZAZ 43, KZAZ 44 të këtij qarku.
Ndryshimi i vendimit të KZAZ-ve 40, 41, 42, 43 dhe 44 për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për këto ZAZ.
Kërkesa për Beratin
Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 1 për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për këtë ZAZ.
Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 2 për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për këtë ZAZ.
Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 3 për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për këtë ZAZ.
Kundërshtimi i vendimit të KQZ-së për miratimin e tabelës së rezultateve të zonës zgjedhore, Qarku Berat.
Rinumërim dhe rivlerësim të votave të të gjitha QV-ve të KZAZ-së numër 1
Rinumërim dhe rivlerësim të votave të të gjitha QV-ve të KZAZ-së nr. 2
Rinumërim dhe rivlerësim i votave të pavlefshme të QV-ve 3492, 3504, 3515, 3516/1, 3528, 3520, 3524, 3525, 3526, 3519/1 të KZAZ numër 3.