E Diel, 1 Nëntor 2026

A asht shpirti i qytetit ne ujin qe bzan

Kishte nje qytet ishte si ishull ne mes te tokes. Kishte nje qytet jetonte me bekimin e ujit... Kishte nje qytet qe ishte i dishrum i andrrum i admirum... Kishte nje qytet qe nuk matej me asnje rreth e rrotull...


Kishte nje qytet qe nota vargu melodia i lagte cdo rruge e i bashkonte molekulat e ajrit qe vicerrojne gjithkund e perhere... Kishte nje qytet me shume ngjyra... Kishte nje qytet me shume mendje...


Kishte nje qytet me shume pretendime... Ky qytet ishte rrezik... Ky qytet ishte ne rrezik... Ky qytet rezistonte... Ky nje qytet qe akoma i pambytur... Kishte nje qytet qe e plagosen kur perqafoi shpresen... Kishte nje qytet qe e goditen mbas shpine ndersa ngrihej ne kembe... Ky nuk ishte tashme qyteti... Hija e tij qe diku dhe shpirti gjithashtu...

Shume kohe me perpara - sot te duken kohe antike por ne fakt nuk eshte e tille historia e shekulli i 18-19-te - ne nje pjese te madhe te hartave qe perfshinin e tregonin territoret ku sot gjendet Shqiperia shenohej emri i vetem nje qyteti nje qendre kryesore qe quhej Shkoder.

Deri ne fillimet e viteve njezet - po te lexohet shtypi i kohes - verehet se grupe te ndryshme sociale-kulture-ekonomike ne Shqiperi pretendonin qe Shkodra te ishte kryeqyteti i vendit.


Kuptimi i qytetit fshihej ne shumellojshmerine e ideve besimeve kulturave qe ai i permbante e i gershetonte duke i lene secilit hapesiren e vet e duke i ofruar qytetin te gjitheve bashke e cdokujt vec e vec.


Mbi kete shumellojshmeri qyteti qeshte prodhonte perpunonte krijonte. Te shumtet e te ndryshmit ne te dhe perplaseshin por ai nga kjo fitonte e ne gjeresine e hapesirave te vlerave te veta keto i gershetonte pa asnje cudi a mundim.

Kaq e forte ishte perplasja e i ngushte bashkepunimi mes te njejteve e te ndryshmeve ne qytet sa vlerat qe ai prodhonte beheshin me doemos aktore protagoniste perkufizuese ne nje shtet e me tej. Kaq shume kishte pare degjuar jetuar kaluar historia e qytetit sa dhe e vetme ajo tregonte si ngriheshin e binin shtete e perandori.


Aq shume kishte ne qytet sa fjala e thjeshte skishte fuqi ta tregonte. Prandaj qyteti fjalen e kishte art e artistin kedo e gjithkend. Kjo fjale e ky artisti nuk behej pjese e letersise a artit me te gjere por i jepte ngjyre theks tjeter kuptim atij.

Cilit autoritet qendror i pelqen te lejoje te jetoje nje qytet energjia e te cilit mund te transformoje gjithe zonen


Cilit autoritet qendror i duhet nje qytet fjala e te cilit i jep ngjyre gjithe bisedes e te gjitha bisedave Cilit autoritet i duhet nje qytet qe nuk pranon ta identifikosh por identifikohet me vetveten Cilit autoritet qendror i duhet nje qytet qe nuk mbyt te ndryshmen te kunderten


Si rrjedhim e ndrydhen qytetin. U munduan ti japin ngjyre forme gjuhe. I ndaluan fjalen. Kengen e artin ia lane te rrethuar duke i kufizuar mundesine te ngjizte ndryshimin. Me gjithe ndrydhjen presionin terrorin qyteti rezistonte. Ne peshperima e fshihte energjine. Ne ujin qe e rrethonte e ujiste i shuante etjen e ruante kengen e vertete.


Nuk e vriste ai te kunderten e fshihte perkohesisht. Nuk e braktiste ai pretendimin aktronte sikur skishte ndonje pretendim. Nuk dukej si konkurrent i autoritetit ndersa e qeshte sikur spo e qeshte. Ishte lodhur qyteti por nuk mbytej ai. Nuk mbytej se ruante besimin se me energjine forcen shumellojshmerine e fjalen e tij mund te ndryshoheshin rajone merrnin ngjyre zona te tera hapeshin horizonte krejt te reja.

Ne momentin kur dhe bota dhe rajoni dhe vendi ishte drejtuar me fytyre nga shumellojshmeria qytetit do ti vinte dita.


Kishte ardhur koha kur te gjithe kerkonin te jetonin se bashku ashtu sic Shkodra dinte te jetonte te ndryshmen por ne bashkepunim. Pretendohej tashme se askush nuk do te ndrydhte fjalen e nuk ti vinte barriera artit e kenges e as politikes qe prodhojne ato.


Duhej te kishte ardhur momenti i Shkodres dhe ajo besoi ashtu. Por ne kete besim lindi fatkeqesia. Ajo me e madhja. E lane te besoje ne liri por i hoqen pretendimin. E lane te besoje se do ta ngjyrosi ajo lirine por i zhduken horizontin. E binden se do ti degjohej zeri por i hoqen artin ne fjale. I thane mund te besh art por i kishin hequr mjetet.


E nder te tjera mu ne zemer i kish ardhur thika kur i thane se ke nje ngjyre e nje flamur. Tashme kishte nje qytet qe luftonte me urrejtjen qe ia ngjeshin si fitore te demokracise. Ndryshimi fatal qe se kete here ndrydhjen ai kishin mbjelle nga brenda.


Njerezve te tulatur te lodhur te merzitur i ofruan formulen e triumfit kafenene ndonje rruge e ndonje prone fjale por pa zarar dhe Shkodren e vogel konkurrente vec me Podgoricen. Me ne fund e zhduken rrezikun shume shkodrane kaq do te kerkonin. Do te merrnin si dhurate parlamentin e do te falnin qytetin...

Qyteti i shtrenjte por i shitur lire qe humbi vetveten i tradhtuar nga njerezit e vet noton sot nen uje... Kushedi mundet qe vetem ashtu dhe per nje here te fundit pa i vene nenkresen ne goje do te marre fryme thelle e mbushe kraharorin me uje... Po e mbysnin do ta zvogelonin e dobesonin me cdo kusht... Ia kishin kredhur ne varferi shpirtin...


Te pakten pak uje o Zotni o Zonje - do te kete thene - pak uje te vdes si di une...
Nuk ia vonuan dhe ujin... Por ndoshta nje dite farezat e shpirtit te tij qe me uje do ti kete mbjelle e ushqyer aty ketu do te mbijne a bezajne perseri ndoshta nje dite...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›