Qyqare skandali u kry
Qytetari duhet ta njohe dhe kontrolloje pushtetin. Me kete moto shumica dermuese e te anketuarve online kane votuar ne nje blog per te mbrojtur rrjedhjen e lumit te informacionit me te cilin Wikileaks po trondit boten. Ne fakt nuk ka shume vend per te tronditur shqiptaret.
Gazetaret nuk po gjejne skupet per te bere bombastike mediat e shkruara dhe vizive. Publiku pervec lajmeve globale nuk po merr ndonje gje te re per Shqiperine dhe qeverisjen e saj vitet e fundit.
Dhe te gjithe me kot presin. Ato cfare mund tu thote Wikileaks shqiptaret i kane pare dhe i kane ngrene. Ato cfare mund te provonin se eshte bere ne vendin e tyre kane qene hallka te zinxhirit te skandaleve qeverisese ata i kane perjetuar ne kurrizin e tyre.
Kur gazeta Shekulli publikoi dy dite me pare skandalin e perdorimit te biznesit nen hyqmin e qeverise per te shkaterruar jetet njerezore skandali ishte konsumuar dy vite me pare dhe ishte publikuar.
Kompania e naftes qe me etjen per te shtuar fitimet per vete dhe mbeshtetesit ne qeverine shqiptare kishte arritur qe te behej vete Zoti duke iu sjelle banoreve te mbi 300 shtepive te Zharrezes ne Patos termetin qe u shkaterroi shtepite duke i bere te pabanueshme.
Ata dolen ne rruge deshen te perzinin firmen grabitese te naftes dhe te jeteve njerezore kerkuan me kot nderhyrjen e qeverise dhe e lane me aq protesten e tyre legjitime ne mbrojtje te jetes dhe te pasurise. Si qyqare
Edhe me tragjikisht ne Gerdec.
Nuk ka pse na e thote Wikileaks nepermjet diplomateve te huaj se NATO ishte dhurate per nje qeveri qe merr jete njerezish. Te gjithe e mbajme mend shendin e kryeministrit ne 3 prill 2008 kur mori ftesen per anetaresim ne NATO ne samitin e Bukureshtit.
Aty mungonte vetem ish-ministri i Gerdecit dhe ish-shefi i shtabit qe te plotesohej krahu i armatosur qeveritar qe vetem 18 dite me pare kishte marre 26 jete njerezore mes tyre disa femije dhe nena te reja kishte hedhur ne ere nje fshat te tere prane kryeqytetit te vendit dhe kishte hapur nje krater te madh korruptiv qe sot pas dy vitesh e gjysme eshte bere edhe me i thelle. Qeverise i duhej kjo kamerdare shpetimi dhe Perendimi ia hodhi ate ne emer te NATO-s dhe zgjerimit te frontit anti-terror.
Sot ende ata njerez qe kane mbetur sic thote populli gjalle e per seri zvarriten neper seanca gjyqesore qe nuk behen kurre shohin se si vrasesit e tyre me kostume qeveritaresh jane edhe me lart dhe me harbute se sa ishin para masakres qe u mori te dashurit e tyre dhe bejne apele te dhimbsura per drejtesi. Si qyqare
Tragjikomike edhe me keq ne Shkoder.
Duhet te qeshim apo te qajme per dramen njerezore qe po luhet ne djepin e kultures dhe te inteligjences Ku eshte ai popull qe kater dekada e sfidoi regjimit me obskurantist te lindjes komuniste me shpirtin e rezistences qytetare dhe sarkazmen shkodrane
Nuk eshte moti se sic thone ne Shkoder shkodran te terun dhe lezhjan te krehun nuk ka por eshte qeveria. shte ai model qeverises ndaj te cilit ne vitin 1989 nisen te paret ne Shqiperi rrezimin e busteve protestat e hapura politike dhe sfiden e hapur ndaj komunizmit shkaterrimtar.
Sot shpirti rebel qytetar dhe intelektual i Shkodres ka vdekur bluja politike eshte mavia ne fytyrat e mardhura prej te ftohtit qe u ka hyre ne palce nga uji nje boje njeriu qe ka pushtuar per te pesten here brenda vitit ultesiren me pjellore dhe me te bukur te veriperendimit.
Shkodranet nuk e kane bjerre humorin por kane humbur sarkazmen dhe thone se tani po hedhin grepin per peshk nga dritaret e pallateve per permbytura prej nga shohin dhe degjojne prej gojes se Berishes dhe Topallit komplotet galaktike qe natyra i paska bere Shkodres ne vitin 2010. Si qyqare Tragjikisht per te gjithe ne.
Megjithate po i presim kabllat e sajtit te Julian Assange.
Ndoshta aty gjejme bisedimet e fshehta mes qeveritareve shqiptare dhe partnereve amerikane per rrugen e kombit qe iu dhurua nje firme amerikane nen bekimin e ish-ambasadores amerikane ne Tirane Marsi Ris se cfare mendonte ambasada amerikane per lobimin e ish-kongresmenit republikan Tom Rixh per afrimin e Shqiperise ne NATO se si e shihte ajo faktin qe ne krah te tij ishte Damir Fazllic njeri prej seksereve ballkanas mik i deklaruar i kryeministrit Sali Berisha se si nje aksident i dyshimte ne 12 shtator 2008 i mori jeten deshmitarit kyc te Gerdecit Kosta Trebicka dhe u mbyll shpejt e shpejt nga nje ekspert amerikan se cfare mesazhesh shqetesuese percillte ne ambasaden amerikane e te te tjerat import-eksporti i dyshimte i armatimeve nga Serbia apo Irani per ta derguar ne duart e krahut radikal te Hezbollahut ne Liban apo ne Azerbajxhan se si eshte harta e paktit detar mes Shqiperise dhe Greqise te cilen ekipi negociator shqiptar tha vjet se e kishte por nuk mund ta bente publik se mos aty do te jepet korrespondenca diplomatike per masakren zgjedhore te 28 qershorit qendrimin amerikan apo te OSBE/ODIHR-it per vjedhjen qe iu be vullnetit te shqiptareve per te rrezuar me vote keqqeverisjen se si percillen nga diplomatet e huaj ne Tirane lidhjet e hapura te qeveritareve shqiptare nen emra kuneterish motrash apo dajallaresh ne afera te dyshimta ne pastrim parash apo real-estate se si nese gjate kohes se qeverisjes kleptokrate te Nanos nese i bije me thuper qeverise me nje shkrim ne gazete ai i terhiqte duart duke u distancuar nga skandali kurse gjate qeverisjes se Berishes nese kerkon ti biesh me po ate thuper ai ta merr nga dora e ta thyen kokes dhe jo vetem qe nuk i iken skandalit por eshte tutori i tij i ministrave e turli familjaresh te tyre...
Tragjikisht bashke me ne te medias pret edhe opozita. Qe kur kane dale kabllat e sajtit te Julian Assange nuk del me as deputeti i radhes me fletushkat e korrupsionit qeveritar ne duar. Presim pra qe skandalin qe ka shoqeruar jetet tona keto vite te na e thote Wikileaks. Si qyqare