Greqia Bashkimi me Vorio Epirin i parealizueshem

Dalja ne disa media e ketij studimi qe ne fakt nuk eshte bere publik eshte cilesuar si nje tradhti nga partite nacionaliste te cilat kane akuzuar qeverine se per hir te interesave ekonomike po shet interesat e vellezerve verio-epiriote.
Sipas burimeve qe i referohet gazeta e njohur greke Elefterotipia Ministria e Jashtme e Greqise i kerkoi ELIAMEP-it perkatesisht Fondacionit per Politike te Jashtme dhe Europiane qe te studioje mundesite e bashkimit te Epirit te Veriut me Greqine duke marre parasysh dhe mundesite e bashkimit te Kosoves me Shqiperine.
Nje ekip me 12 eksperte kryesisht diplomate dhe gazetare kane ardhur ne Shqiperi per te pare si mund te arrihet ne menyre paqesore bashkimi i te ashtuquajturit Epiri i Veriut me Greqine.
Referencat qe dalin nga nje raport sekret qe nuk eshte bere publik nga ELIAMEP ne lidhje me interesat kombetare te Greqise mberriten ne Shqiperi dhe u drejtuan nga ambasadori i asaj kohe i Greqise ne Shqiperi Alessandro Mallias te cilet arriten ne konkluzionin se Greqia nuk duhet te shqetesohet nga nje bashkim me Epirin e Veriut pasi eshte krejt e pamundur qe labet dhe camet ti bashkohen interesave kombetare te Greqise.