A dëshiron kush të punojë në burg? Drejtoresha e burgut të të miturve: Këtu ka më disiplinë, na paragjykonin

Drejtoresha e e burgut të të miturve, Marinela Alia në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus me gazetaren Elona Gjylmi rrëfeu se punësimi i profesionistëve në fillim brenda këtij institucioni ka qenë i vështirë.
Kjo sipas drejtoreshës sepse ideja për të punuar në një institucion penal krijonte hezitim.
Znj.Alia theksoi se në momentin që bëhen pjesë e stafit, të punësuarit ndryshojnë mendim, duke e krahasuar madje për mirë me sistemin arsimor jashtë institucioneve penale.
Pjesë nga biseda:
Elona Gjylmi: Është e vështirë të gjesh staf? E kanë të lehtë njerëzit apo profesionistët që do futen në burg, do punojnë në burg?
Marinela Alia: Kjo është shumë interesante dhe më pëlqeu si pyetje. Në fillim ka qenë e vështirë. Në momentin kur doje të punësojë ishte e vështirë. Njerëzit kanë atë perceptimin po shkoj të punoj në burg. Në momentin që bëhen pjesë e stafit tonë, pastaj bëjnë dhe atë krahasimin që qenka më mirë se në shkollat jashtë, sepse këtu punohet me shumë disiplinë, me shumë rregull. Ka një mori aktorësh të përfshirë që nga hyrja e një të mituri e deri tek përfundimi i procesit. Kemi ekipe multidisiplinare dhe puna bëhet shumë herë më e lehtë.
/vizionplus.tv