E Diel, 1 Nëntor 2026

A mund të reabilitohen të miturit e burgosur? Drejtorersha: Kanë mbaruar universitetin

Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të Mitur, rrugëtimi drejt rehabilitimit nuk është thjesht një shpresë, por një realitet që merr formë përmes arsimimit dhe mbështetjes së vazhdueshme.

Drejtoresha Marinela Alia, për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, tregon se ka raste të suksesshme ku të miturit jo vetëm kanë përfunduar arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, por kanë vijuar edhe studimet e larta, duke dëshmuar se dënimi nuk është fundi i rrugës, por një mundësi për një fillim të ri.

Marinela Alia: Po kemi një rast suksesi. Një prej djemve ka aplikuar për shkollë të lartë dhe ka qenë një nxënës ekselent. Këtu frekuentohet arsimi 9-vjeçar dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm. Janë të ndarë sipas moshave, sipas klasave. Dëftesat që merren, nuk specifikohet që merren në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale. Pra janë të barabartë me çdo moshatar jashtë këtyre dyerve. Këtu përfiton nga të gjitha programet, qoftë edukuese, arsimore, kulturore, sikurse çdo moshatar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›