A dhe si mund të "mbijetojë" një parti e vogël...?
Kastriot Islami
Analiza më poshtë jep vetëm një pjesë të përgjigjes së pyetjes së shtruar në titullin e shkrimit. Pyetja mund të shtrohet edhe ndryshe për të ardhmen: ç`duhet të bëjë një parti e tillë, (nëse ka mbetur e tillë) që kërkon të akonkurojë e "mbijetojë" në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme? Gjëja e parë që sduhet të bëjë një parti e vogël, që nuk është në Kuvend, është pikërisht ajo që ka bërë në 2009. Nga analiza më poshtë, del se partitë e vogla, të cilat në zgjedhjet e vitit 2009 nuk kanë arritur të kalojnë pragun e 2.5 përqind të votave në shkallë kombëtare, do të jenë përsëri në zgjedhjet e ardhshme përballë tri mundësive: 1) të kërkojnë një "korrigjim kombëtar", që e kthen sistemin aktual në një sistem propocional kombëtar e mundësisht pa prag legal (sepse me prag 2.5 përqind sfida është e konsiderueshme edhe me "korrigjim kombëtar") dhe kjo do të përbënte garancinë maksimale për to; 2) të "shkrihen" me partitë kryesore, (PD, PS ose LSI) por me të gjithë avantazhet (avantazhi kryesor do të ishte që vetëm kryetari i partisë mund të bëhet deputet në zgjedhjet e ardhshme) dhe dizavantazhet përkatëse (që kjo skemë nuk ka asnjë garanci përderisa partitë e vogla "vdesin" përfundimisht dhe ish-kryetari futet në vorbullën e interesave të partisë së madhe) dhe 3) të "amalgohen" midis tyre për të formuar "pole", që mund të jenë të përfaqsuara në Kuvend.
çfarë mund/duhet të bënte një parti e "vogël"...?
Opsioni i parë, kërkesa për "korrigjim kombëtar" dhe "pa prag legal" është e vështirë (për të mos thënë e pamundur) të arrihet në praktikë, për shkak të pozicionit kundërshtues të dy partive kryesore, ndërkohë që do të ishte zgjidhja me e sukesshme dhe më e sigurtë për një parti të vogël, për të mbijetuar si një parti parlamentare. Kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë. Opsioni i dytë, "amalgimi" midis tyre i partive të vogla është një zgjidhje me sukses të ndërmjetëm, por më shumë vështirësi për t`u arritur në praktikë, për shkak të mosmarrëveshjeve të lidershipit të partive përbërëse; ky opsion do të ballanconte konfiguracionin politik dhe do t`i jepte stabilitet dinamik qeverisjes; ai grupim partish që do ta aplikonte, mund të siguronte një rol deri "king maker". Opsioni i tretë, "shkrirja" e partive të vogla me partitë e mëdha është opsion që ka ndodhur dhe do të ndodhë, por është i) një proces i pasigurtë në kuptimin e sjelljes së të gjithë votave të partisë së vogël, tek partia e madhe gjatë shkrirjes dhe ii) një proces i dëmshëm relativisht, kur ai nuk kryhet nga PS, PD dhe LSI në mënyrë të njëjtë me aleatët përkatës, sespse ajo parti kryesore që e aplikon defavorizohet e penalizohet krahasuar me atë parti që nuk e aplikon. Ndërkohë, ajo parti e vogël që "vdes" nuk ka më asnjë garanci apo mekanizëm presioni ndaj partisë kryesore; ky opsion duhet llogaritur me shumë kujdes, që të mos ndikojë negativisht në votat e grumbulluara nga aleatët para dhe pas "shkrirjes".
Konfiguracion politik tripolar...
Nga analiza e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2009, po t`i referohemi partive politike rezulton se konfiguracioni politik aktual është pothuajse tripolar si 1) duke iu referuar mandateve të fituara (PD=68 mandate, PS=65 mandate dhe LSI=4 mandate, gjithsej 137 mandate nga 140 deputetë që ka Kuvendi) ashtu edhe 2) duke iu referuar votave të grumbulluara (PS=40.85 %, PD=40.18% dhe LSI=4.85 %, gjithsej 85.88 %). Kuvendi ka 6 parti, ku përveç tri partive kryesore (PS,PD dhe LSI) kanë marrë nga një mandat: PR dhe dy partitë me përqëndrim territorial PDI e PBDNj. Po t`i referohemi subjekteve elektorale (apo koalicioneve zgjedhore) situata paraqitet ekzaktësisht tripolare: 1) si përsa i përket mandateve kur të tri subjektet APN e drejtuar nga PD ka marrë 70 mandate, BPN i drejtuar nga PS ka marrë 66 mandate dhe ASI e drejtuar nga LSI ka marrë 4 mandate, pra 140 mandatet e mundshme; 2) po ashtu, edhe përsa i përket sasisë së votave kur APN=46.92%, BPN=45.34% dhe ASI=5.56% ose në total 97.81 % të të gjithë votave. Asnjë parti tjetër përvec PD, PS dhe LSI nuk ka mundur të kapërcejë pragun prej 2.5 përqind të votave (më pranë janë PR=2.11% dhe PSD=1.76%). Edhe po t`i referohemi subjekteve elektorale (pra koalicioneve) përveç APN, BPN dhe ASI asnjë subjekt elektoral apo koalicion tjetër nuk ka mundur të kapërcejë pragun prej 2.5 përqind të votave në shkallë kombëtare.
sistemi proporcional kombëtar e prag elektoral prej 2.5 përqind..?
Nëse do të vendoseshin rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, nën veprimin e një sistemi proporcional me listë kombëtare e prag 2.5%, atëherë vetëm tri subjektet elektorale APN, BPN dhe ASI do të mund ta kalonin pragun elektoral dhe për rrjedhojë, do të mund të përkthenin votat në mandate. Nëse sistemi elektoral do të aplikohej për partitë politike, atëherë vetëm tri parti politike, PS, PD dhe LSI do të mund të kalonin pragun elektoral prej 2.5 %. Natyrisht, kjo do të ishte një analizë aposteriori, sepse sjellja e votuesve dhe taktikat elektorale të partive dhe të subjekteve elektorale do të ishin të ndryshme, nëse sistemi do të ishte proporcional me listë kombëtare. Një konkluzion i parë i rëndësishëm është se nga 35 parti që kanë konkuruar në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, vetëm 3 parti kanë kaluar pragun prej 2.5%, kurse 32 të tjerat kanë grumbulluar në shkallë kombëtare më pak se 2 % të votave (PR në fakt ka grumbulluar 2.11%), ndërkohë që 22 parti(dy të tretat e të gjithë partive konkuruese) kanë grumbulluar më pak se 0.5% të votave.
Mandatet sipas sistemit proporcional kombëtar me prag për subjektet ....
Nëse sistemi do të ishte proporcional kombëtar, atëherë mandatet për subjektet që kalojnë pragun legal do të shpërndaheshin (nëse do aplikohej formula e Haarit) në këtë mënyrë APN=67 mandate, BPN=65 mandate dhe ASI= 8 mandate. Kjo do të thotë, se ASI do të ishte përsëri subjekti përcaktues ("king mejkër") për formimin e maxhorancës dhe nëse do të formohej e njëjta maxhorancë, (APN+ASI) atëherë ajo do të zotëronte 75 mandate, një mandat më shumë sesa aktualisht(aktualisht maxhoranca ka 74 mandate). Një konkluzion i dytë, është se ASI do të ishte subjekti përcaktues për formimin e maxhorancës qeverisëse, bile pesha e tij do të ishte shumë më e madhe, sepse APN nuk do të kishte 70 mandate siç ndodh aktualisht, pra, pa të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë maxhorancë tjetër (do të kishte një mundësi matematike për të formuar "koalicionin e madh").
Mandatet sipas sistemit proporcional kombëtar me prag 2.5 % për partitë...
Një opsion llogaritjeje do të ishte mbi bazën e rezultatit të partive dhe që mandatet të shpërndaheshin vetëm për partitë që kishin kaluar pragun prej 2.5 përqind. Në këtë rast, duke aplikuar formulën e Haar do të rezultonte PD=66 mandate, PS=66 mandate dhe LSI=8 mandate, ku përsëri LSI do të ishte forca poltike përcaktuese për formimin e maxhorancës qeverisëse. Sistemi politik do të mbetej vetëm me tri parti politike dhe maxhoranca PD+LSI do të kishte përsëri 74 mandate.
Mandatet sipas sistemit proporcional kombëtar PA prag për PARTITë...
Një opsion tjetër llogaritjeje do të ishte me dy faza i) mandatet shpërndaheshin për subjektet dhe pastaj ii) shpërndaheshin për partitë brenda çdo subjekti; në këtë rast partitë politike do të "fshiheshin" pas "çadrës" së subjekteve elektorale dhe kështu, do të merrnin pjesë në shpërndarjen e mandateve, ndonëse nuk do të kishin mundur të kalonin pragun prej 2.5 përqind. Ky do të ishte një sistem zgjedhor, pak i mundshëm për t`u pranuar. Sipas kësaj skeme, duke aplikuar dy herë formulën Haar, një herë për subjektet dhe pastaj brenda subjekteve për çdo parti politike, rezultati do të ishte si vijon: 1) për koalicionin APN, 67 mandatet do të shpërndaheshin PAD=1, BLD=1, LDK=1, PBK=1, PD=57, PLL=1, PDI=2 dhe PR=3 mandate; 2) për koalicionin BPN, 65 mandatet do te shpërndaheshin PBDNJ=2, PDS=1, G99=1, PS=59 dhe PSD=2 mandate; 3) për koalicionin ASI, 8 mandatet do të shpërndaheshin LSI=7 dhe PSV91=1 mandat. Në këtë rast, mund të nxirren këto përfundime i) numri i partive në Kuvend do të ishte 15, ii) do të kishte 8 parti me nga një deputet; iii) do të ishin parti me 2 deputetë PDI, PBDNJ dhe PSD dhe me tri deputetë PR; iv) për të formuar një koalicion qeverisës do të duheshin jo më pak se 5 parti politike. Ky në fakt do të ishte pothuajse një sistem proporcional, me listë kombëtare dhe pa prag për partitë politike.
Në vend të përfundimit...
Nga analiza e mësipërme rezulton se i) aktualisht me sistemin elektoral në fuqi janë prezente në Kuvend 6 parti parlamentare (tri parti kryesore PD,PS dhe LSI dhe tri parti me nga nje deputet PR, PBDNJ e PDI); ii) nëse sistemi zgjedhor do të ishte një sistem proporcional me listë kombëtare e prag 2.5 përqind për partitë politike, atëherë në Kuvend do të kishte vetëm tri parti politike PS=66 mandate, PD=66 mandate dhe LSI=8 mandate; iii) nëse sistemi zgjedhor do të ishte një sistemi proporcional me listë kombëtare, por pa prag elektoral për partitë politike, (por vetëm për subjektet elektorale) ateherë sistemin politik do të ishte shumëpartiak dhe në Kuvend do të kishte përfaqsues nga 15 parti politike, nga të cilat 8 do të kishin vetëm nga një mandat, 3 parti me dy mandate, një parti tri mandate dhe PS=59 mandate e PD=57 mandate; iv) në pothuajse të gjithë rastet LSI do të ishte subjekt përcaktues i maxhorancës qeverisëse(përvec rastit kur Kuvendi do të kishte 15 parti parlamentare). Një parti e vogël për të "mbijetuar" ka tri mundësi të vendosura në renditjen prioritare të mëposhtme (duke bërë bilancin avantazhe/dizavantazhe) i) të kërkojë opsionin e një "korrigjimi kombëtar" pa prag legal; ii) të "amalgohet" me parti të ngjashme për të formuar "pol", që mund të jetë i përfaqsuar në Kuvend dhe iii) të "shkrihet" me një nga partitë kryesore. Në fakt, "shkrirja" nuk është opsion "mbijetese", duke çuar në mbylljen/"vdekjen" e një partie. Nga "amalgimi" identitetin relativ i një partie do të mund të ruhej në varësi të formës dhe përmbajtjes së aleancës. "Korrigjimi kombëtar" ndryshon filozofinë e sistemit elektoral e për rrjedhojë, edhe të sistemit/konfiguracionit politik. Por ky opsion i paraqitur në këtë analzië është vetëm një "këshillë", sepse realisht ka edhe 5 opsione (ndryshime në sistem dhe taktika) të tjera për të "mbijetuar" një parti e vogël...