E Diel, 1 Nëntor 2026

A do jetë 23 qershori fundi i karrierës politike të Jozefina Topallit?

berisha_topalliA mund të jetë Shkodra pika e kthesës së madhe? Këtë pyetje e ka ngritur gazeta Tema prej kohësh, duke parë takimet entuziaste të kreut të opozitës me banorët e këtij qyteti.

Shumëkush ka ngritur me të drejtë pyetjen se përse e votojnë sërish Jozefina Topallin shkodranët dhe a nuk janë ngopur me të, sidomos pas përmbytjeve të vazhdueshme?

Gazeta Dita rimerr çështjen e debatit në kryesinë e Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Jozefina Topallit. Kjo e fundit doli duarbosh, pasi Berisha i vuri kryq listës së saj dhe vendosi emrat e tij. Topalli u largua nga mbledhja duke thënë se kishte dhimbje koke.

Megjithatë një krisje ka ndodhur.

Dita raporton se Berisha i ka vënë pas Topallit njerëz që kanë me të konflikt pronësie. Ajo do të duhet të dalë në fushatë me Nard Ndokën, që e akuzon për implikim në vrasjen e njeriut të tij.

A do jetë Shkodra e përmbytur qyteti që do përmbysë për herë të parë raportet PS- PD? Ende nuk dihet, por ekziston mundësia që 23 qershori ti japë fund karrierës politike të Jozefina Topallit. Sidomos tani që ylli në ngjitje, Lulzim Basha, e ka marrë situatën në dorë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›