E Diel, 1 Nëntor 2026

A do tё hetohet peshku i madh?

Me ftesёn qё morёm pёr anёtarёsim nё NATO, duket se po hidhet njё perde mbi tragjedinё mё tё madhe tё kohёve tё fundit nё vendin tonё, atё tё Gёrdecit. E teksa majtas djathtas, tё majtёt dhe tё djathtёt festojnё vemas aktin historik tё firmosur nё Bukuresht, tё afёrmit e viktimave tё Gёrdecit, qё nuk arrijnё ti gёzohen kёsaj feste, me shumё tё drejtё shtrojnё pyetje nga mё tё ndryshmet lidhur me pёrgjegjёsit e shpёrthimit. Por ngjarja duket se nuk mbaron me hetimin e shkaqeve qё uan nё shpёrthim. Mediat, analistёt dhe logjika e qytetarit mё tё thjeshtё kanё hedhur alarmin pёr trafik armёsh.

Pyetja aktuale mё konkrete, duket tё jetё se a do tё ketё hetim pёr trafik armёsh apo jo? Deri mё tani janё marrё nёn hetim pёr pёrgjegjёsi penale, disa emra konkret qё me sa duket janё vetёm bishti i tё gjithё kёsaj rrumnaje. Do tё dukeshin krejt qesharake numri i tё akuzuarve me akuzat qё u janё paraqitur kundrejt pasojave tё shpёrthimit dhe tё prapaskenave qё tё paktёn mendohen. Bёhet fjalё pёr trafik ndёrkombёtarё dhe tё ardhura kolosale tё personave tё caktuar. Pa i hyrё detajeve tё llogarisё sё shifrave, fitimi parashikuar ёshtё shumё herё mё i madh se ai qё duket.

Me tё drejtё shqiptarёt sot shtrojnё pyetjen: A do tё ketё hetim pёr trafik armёsh nё nivele qeveritare? Do tё dukej si ironi fati nёse gjithё ato tё vdekur dhe humbje materiale, do tё vinin si njё shpёrdorim nё rregullat e sigurisё teknike.

Hetimi marramendёs duhet tё lidhej me dika mё tё madhe apo e thёnё nё terma juridik, njё vepёr penale mё tё rёndё.Nuk e di nёse Prokuroria e Pёrgjithshme do tё shtroj akuza pёr trafik armёsh? Por shihet qё suportet dhe siguria ёshtё dhёnё nga nga partneri ndёrkombёtar. Ambasadorёt amerikan dhe ai gjerman kanё shprehur gadishmёrinё e tyre pёr konsulencёn nё hetime. Ёshtё fakt i mirёnjohur qё i pandehuri kryesor, Delijorgji, (tё paktёn kёshtu pёrflitet) ka qenё Beniamini i dy qeverive tё fundit, tё majtё dhe tё djathtё.

Nёse tymnaja e ngritur kohёve tё fundit pёr lidhje miqёsore shumё tё ngushta tё tij me Ilir Metёn, Gramoz Ruin dhe Fatmir Mediun, do tё dalin tё vёrteta, atёherё sprova mё e vёshtirё do tё jetё pёr Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama. Nё zbatim korrekt tё detyrёs, asaj do ti duhet tё shtrijё hetimin nё kohё dhe hapёsirё.

Nё analizё tё mёtejshme tё kёsaj, vlen tё theksohet se nёse hetimi do tё pёrqendrohet edhe nё trafikun potencial tё armёve, atёherё veprimtaria e kёtyre subjekteve (autorёt e veprёs penale) nuk duhet tё shihet e lidhur vetёm me ngjarjen e fundit dhe me politikanin e fundit, por edhe me ato tё mёparshёm.

Fakti bёhet edhe mё tronditёs kur shihet qё monarku i MEIKO-s, Ylli Pinari, ёshtё rasti unikal i njё nёpunёsi shtetёror i cili u ka mbijetuar tёrmeteve tё rokadёs sё politikёs qё nga viti 1987, pra qё prej 21 vjetёsh. Vetёm nё periudhёn post-komuniste, ai ka kaluar nёpёr filtrimin e mёse tetё qeverive tё majta e tё djathta, dhe me sa duket ka qenё ndёr mё tё besuarit e interesave tё palёve.

Pavarёsishte rezultateve se shkak i shpёrthimit ka qenё shkёndija gjatё njё saldimi karroce, persona jashtё politikёs hedhin ide dhe teori nga mё tё ndryshmet lidhur me ngjarjen e Gёrdecit. Mё tё thjeshtat, paraqiten pakujdesia, qёllimi i fshehur apo sabotimi, tё cilat mbeten gjithashtu pёr tu vёrtetuar nga hetimi pёrfundimtar, dhe shpresojmё qё ky hetim tё na japё njё zgjidhje tё saktё lidhur me kёtё pikё.

Pikёrisht, pёr tё vёrtetuar kёtё gjё, pra shkakun, erdhi edhe grupi i parё i ekspertёve amerikan, tё ATF-sё, ekspertizё kjo e mirёpritur nё raste tё tilla. Duke shpresuar qё hulumtimi i tyre tё dalё me sukses, shtrojmё pyetjen: A do tё pёrfshiehn ekspertёt shqiptarё nё kёtё hetim? Duke ditur qё ushtria shqiptare e periudhёs sё komunizmit, pёrve qёllimit qё i shёrbente, nuk ka pasur ekspertё tё kёqinj, atёherё pse nuk duhet tё merret parasysh edhe eksperienca e tyre nё kёtё hetim? Pёr mё tepёr, dihet qё armatimi i depove tё Gёrdecit, ishte tёrёsisht rus, kinez dhe shqiptar. Nga kjo, mund tё nxjerrim konkluzionin se ekspertёt shqiptarё janё mё tё aftё pёr tiu pёrgjigjur hipotezave, krahasuar me ata tё huaj. Por, kёtu nuk mund tё nёvleftёsojmё edhe ndihmёn teknike dhe teknologjike tё ekspertёve tё huaj. Ajo qё duket se ёshtё e domosdodhme, ёshtё ndёrthurja e hetimit midis ekspertёve tё huaj me ata vendas.

Pёr tё ilustruar disi kёtё ёshtje, po sjell nё vёmendje njё bisedё tё ditёve tё fundit me njё tё njohurin tim. Nё takimin qё pata me ish ushtarakun e xhenios, ai u shpreh se duke u nisur nga shkalla e shpёrthimit, ngjyra shumё e zezё e tymit dhe ngjyra shumё e kuqe e flakёs, atёherё ngarkesa e shpёrthyer duhet tё ketё qenё tritol, dhe jo barut si pretendohet. Pёr kёtё nuk e di nёse ka qenё i saktё apo jo. Por megjithatё, kjo mbetet pёr tu vёrtetuar nga hetimet.

Pёr tё mos u zgjatur mё shumё, ajo qё unё dua tё sjell nё vёmendje ёshtё se, a do ta shtrijё hetimin e saj Prokuroria e Pёrgjithshme nё pёrmasat e sipёrpёrmenduara, a do tё hetojё ajo nё nivel tё lartё politik dhe a do tё arrihet deri tek peshku i madh?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›