A do te hapet konsullata shqitpare ne Manastir

Qyteti i Manastirit ne jug te Maqedonise njihet edhe si qytet i konsujve. Aktualisht ne kete qytet funksionojne dymbedhjete perfaqesi konsullore nga gati te gjitha shtetet e Ballkanit dhe shtete tjera evropiane. Numri i tyre po rritet vazhdimisht pasi qe disa po funksionojne edhe si qendra kulturore. Shoqata kulturore atdhetare Kongresi i Bashkimit ne Manastir kohe me pare ka inicuar idene per hapjen e perfaqesise diplomatike te shtetit shqiptar ne nivel te konsullates ne kete qytet.
Konsullata shqiptare ka egzistuar qysh ne kohen e Zogut pastaj gjate Luftes se Dyte Boterore si dhe ne periudhen 1945 - 1948. Kjo na shtyri si shkak qe neve si shoqate te ngrejme nje iniciative per tu rihapur perfaqesia konsullore e shtetit shqiptar shprehet Fergim Demiri nje nga drejtuesit e shoqates Kongresi i Bashkimit.
Pesha e Manastirit
Manastri ka nje peshe te madhe historike mbarkombetare andaj organizatat joqeveritare nga ky qytet vleresojne se hapja e konsullates se shtetit shqiptar ne Manastir eshte nje ide e shkkeqyer thote Fillor Mersimi kryetar i shoqerise kulturoro-artistike Bashkimi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Kete ide e kemi biseduar ne rrjetin e organizatave shqiptare dhe kemi bere takime me perfaqesuesit me te larte te politikes shqiptare. Presim qe pas zgjedhjeve kete ide ta rrumbullaksojme dhe te dalim si te sukseshem thote ai.
Funsionimi i kosullates shqiptare ne qytetin e Manastirit do te kishte nje domethenie te vecante per shqiptaret qe jetojne ne kete qytet shprehet Qenan Hasani gazetar dhe publicist.
Hapja e konsullates se Shqiperise ne Manstir ka rendesi te vete qe shqiptaret me ne fund do te jene pak me te sigurte ne jeten e tyre publike sepse do te kete kush te kujdeset per shqiptaret e Mastirit dhe do te kete kush ti sensibilizoje problemet e tyre pohon ai.
Perparesite e nje konsullate Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Egzistimi i konsullates shqiptare krahas dymbedhjete konsullatave tjera ne Manastir do te mundesonte qe manastirasit me lirshem te frymojne thote Fergim Demiri. Do te ishin lidhjet shume me te mira me shtetin ame do te mund te furnizoheshim me literature libra edhe me te gjitha nevojat tjera qe kemi si komb thote ai.
Sipas Fergim Demirit edhe kryetari i komunes se Manastirit Vlladimir Talevski ka shprehur vullnetin per hapjen e konsullates dhe gatishmerine per te siguruar hapsira pune ne ndertesen ku eshte mbajtur kongresi i alfabetit.
Fatos Musliu