A do te hapet qela e jurise zyrtare
mimet Kombetare te Letersise nderron juria
Me perjashtim te nje anetari qe perfaqeson drejtperdrejt Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve per mimet e pervitshme Kombetare te Letersise e gjithe juria ka nderruar.
Shekulli mesoi se Agron Tufa eshte ngarkuar te jete kryetar vend qe e ka mbajtur deri vjet Mark Marku. Tufa eshte pedagog i letersise boterore te shekullit te njezete ne fakultetin e Historise dhe Filologjise ne Universitetin e Tiranes.
Ai ka qene edhe gjykues edhe i vleresuar dy here ne historine e ketyre cmimeve. Ne edicionin e vitit 2010 u shpall fitues i mimit te Madh per Letersine per ciklin e miniaturave Thembra e Akcilit. Tradicionalisht ky cmim i ishte dhene nje shkrimtari karriere.
Anetare te tjere te jurise kombetare jane Persida Asllani pedagoge e letersise Virgjil Muci perkthyes autor fitues i mimit At Donat Kurti edicionin e shkuar Balil Gjini poet perkthyes dhe Bardhyl Londo sic u tha me lart perfaqesues ne vite i MTKRS ne kete juri.
Zyra e shtypit e MTKRS i tha Shekullit se juria ka dy muaj qe ka filluar punen dhe mimet Kombetare te Letersise mendohet te jepen ne fund te janarit 2011.
Procesi i perzgjedhjes nga teresia e veprave qe jane botuar ne territorin e Shqiperise gjate vitit 2010 vepra qe kane hyre ne fondin e Bibliotekes Kombetare paraqet nje volum jo te zakonte pune. Per te dale te veprat konkurrente juria leximtare duhet te kaloje ne site afro 1000 tituj.
Pervec dy cmimeve qe permendem me lart te tjerat jane mimi Gjergj Fishta per kontributin dhe ndikimin e nje vepre ne mendimin kombetar shqiptar mimi Faik Konica i cili i jepet autorit qe me ane te studimit ose kritikes ofron zbulime ose interpretime bashkekohore ne fushen e kritikes letrare mimi Fan Noli per perkthimin nga gjuha e huaj ne shqipe mimi Jusuf Vrioni per perkthyesin me te mire nga shqipja ne gjuhe te huaj mimi Petro Marko per gjinine e romanit mimi Mitrush Kuteli per prozen e shkurter mimi Lasgush Poradeci per poezine mimi Migjeni nje autori te ri qe ka percjelle te lexuesi modele te reja dhe nje nivel te spikatur letrar mimi At Donat Kurti per vepren me te mire te letersise per femije.
Nje dukuri e perhershme e kesaj jurie ka qene goja qepur mungesa e transparences mosdeklarimi ne opinionin publik te nje dinamike te procesit qe ka cdo konkurs ne faza gjysmefinaleje deri tek short-list-a e konkurrenteve per secilen gjini.
Kryetaret e jurive edhe ne pak raste kur kane folur ne shtyp para procesit te votimit final me shume kane ngritur dyshime se sa kane informuar per nje proces shkalle-shkalle te perzgjedhjes.
Asnjehere nuk eshte informuar as publiku as pjesemarresit ne konkurs se cilet kane qene kandidatet per cmim. Kjo mbyllje ka perforcuar dyshimin se nuk ka objektivitet ne te dhenat numerike dhe analitike qe juria jep per konkursin per letersine ne shqyrtim dhe se gjykimi i jurise eshte aforfe.
Pergjegjesine per nje proces demokratik nuk mund ta kerkosh me plot goje nga jurite e cmimeve private por nga mimet Kombetare te Letersise kjo e drejte eshte nje e drejte. Jane disa milione leke qe dalin nga buxheti i shtetit per keto cmime po eshte edhe besimi se nje juri jotransparante vonon ate qe letersia e mire e arrin megjithate me forcat e veta.