Vetedija per nje drejtshkrim per kater milione njerez

Ne vijim te pjeses se fundit te fjales qe Eqerem abej mbajti ne Kongresin e Drejtshkrimit me 1972 gjuhetari trajton disa parime themelore te drejtshkrimit.
E fundit po e rendesishme eshte faza permbyllese per shqiptaret kendej e andej kufirit pra ne Shqiperi edhe Kosove popullsia e perbashket e te cilave arrinte ne kater milion ne fillim te viteve 70 kur u shkrua artikulli
Gjuha popullore perben rrenjen qe ushqen ne menyre te pareshtur gjuhen e shkrimit. Kur kjo largohet nga ligjerimi popullor largohet njekohesisht dhe nga masat popullore dhe rrezikon te behet nje gjuhe letre nje gjuhe artificiale.
Ne qofte se gjuha e shkrimit mbyllet ne vetvete dhe largimi i saj nga te folet popullor theksohet edhe me teper me kohe paraqitet mundesia e nje diglosie nje dygjuhesie gje qe ka ndodhur ne disa gjuhe te botes edhe te Europes. Per disa arsye sociolinguistike te cilat nuk eshte vendi te shtjellohen ketu edhe kalimi nga dialektet teritoriale ne gjuhen e shkrimit duhet te jete i ngadalshem e i harmonishem.
Gjuha e shkrimit nuk duhet te jete dialektofobe. Mbetet nje fakt ne ate mes qe ligjerimi popullor me gjithe shtresat e ndryshme qe e perbejne me karakterin e tij te natyrshem e te thjeshte eshte i caktuar te jete nje gurre e gjalle ku perterihet vazhdimisht dhe gjuha e literatures.
Duke hyre ne disa pika te vecanta ne lidhje me vijat parimore qe u ravizuan me siper do te thuhet se jane arritur rezultate te mira disa pika te qendrueshme ne shkrim te shqipes ne drejtim te thjeshtimit e te konvergjences.
Nje nga parimet qe kane rezultuar te jene te drejta ne kete fushe eshte marrja parasysh e kriterit te shtrirjes teritoriale te dukurive ne caktim te normave drejtshkrimore. Konkretisht kur nje forme e caktuar perdoret ne mbare treven e njerit nga dialektet kryesore dhe pjeserisht edhe ne tjetrin ajo me te drejte ngrihet ne norme te shkrimit.
Ne baze te ketij kriteri perdoret vend edhe zemer jo vend edhe zemer. Per te njejten arsye te konvergjences ka zene vend edhe shkrimi i bashketingelloreve fundore te zeshme si te tilla me gjithe shqiptimin e pazeshem te tyre ne nje pjese te mire te dialekteve jugore shkrim qe pajton dhe me ruajtjen e struktures morfologjike te fjaleve perkatese ne rasa si shtogu i madhi mblodha.
Per te njejtin kriter eshte arritur nder te tjera perdorimi i j se ne vend te nazalit palatal nj ne fund e ne trup fjale te foljet tipi punoj punoja dhe po per kete arsye jane gjithe mundesite qe ky perdorim te shtrihet edhe ne sistemin nominal tipi ullinj te medhenj forma qe sjane te huaja as per ligjerimet jugore. Parimi i thjeshtimit drejtshkrimor eshte zbatuar ne dobi sidomos ne perdorim te e-se se pathekse nje nga pikat sikunder dihet kryesore te drejtshkrimit te shqipes.
Duke i dale perpara prirjes se dukshme te gjuhes per nje thjeshtim me te madh ne pune te shkrimit te ketij vokali ne te ardhmen mund te shkohet me tej ne kete drejtim duke shkruar nder te tjera amtar pishtar arsim kshill pjestar pjestim permendsh trekendsh trajta fjalesh qe gjinden pjeserisht qe ne traditen e vjeter te shkrimit si kshill e pjeserisht ne mbare truallin e sotem te gjuhes.
Aty duhet te hyjne dhe shumeset dit dhe net. Shkrimi i tyre me nje e fundore ne kundershtim me mbare perdorimin gojor dhe me mbare traditen letrare nuk perligjet shkencerisht me trajtat e shquara ditet netet sa kohe qe ka edhe rasa te perkunderta si lot perkundrejt lotet te zot perkundrejt te zotet njezet perkundrejt te njezetet.
Edhe te lidhoret e tipit te dalesh te marresh do pare mire gjer ku kriteri i perpjestimit te perhapjes teritoriale lejon keto shkrime me e te rrokjes fundore.
Nga ky kriter dhe nga parimi i konvergjences e pergjithesisht nga arsyeja e shendoshe duhej te udhehiqej drejtshkrimi dhe ne shkrim te formave Mitkoja Pirroja apo Mitkua Pirrua.
Format e llojit te pare imponohen aq me shume kur te mendohet se ku do te conin trajtat e shquara te fjaleve dhe emrave si kakao foto Romeo radio studio trio Klio sikur te zbatoheshin menyrat krahinore me ua per mbare fushen gjuhesore te shqipes.
Nuk do te rimerren ketu grupet zanore ie ye dhe grupet bashketingellore mb nd ngj qe u zune ngoje me lart ku norma drejtshkrimore eshte arritur prej kohesh.
As variantet tashme margjinale te tipit motre vegle dorze ku ne shkrim jane arritur gjithashtu format e perbashketa qe dihen. Vetem do te preket si nje rase tipike e konvergjences depertimi i sufiksit te agjentit ues dergues mesues sulmues ne gjuhen e perbashket te shkrimit i cili po fiton edhe mbi variantin popullor pergjegjes uas te Jugut liruas percuas pergjuas shpetuas edhe mbi onjes qe ne ligjerimet veriake paraqitet si ojs ojse ne fjale si diftojs mesojs ferkojse.
Depertimi nderdialektor verehet ne fjaleformim edhe ne te tjera formante. Hyjne aty sufikset ueshem e yeshem ne rasa si i besueshem i gezueshem i rrembyeshem. Pastaj sufiksi meni i Shqiperise se mesme ne fjale popullore si pameni pamje panorame i cili me funkcionin me fort te mundesise me trajten e tij te kryehershme dhe me trajten pergjegjese te ndertuar meri u be produktiv ne gjuhe ne rasa si gatishmeri ngjashmeri.
Pertej caqeve te formes edhe ne fushen kuptimore te fjaleve ka shperngulje drejt konvergjences me integrim te domethenieve dialektore ne domethenie me te pergjithshme me perfshirese si per shembell te coj sot kryesisht shpie percjell dergoj nis ngre zgjoj nga gjumi kaloj kohen shkoj jeten.
Nje kapitull me rendesi perben dukuria e univerbimit njefjalezimit dhe lidhur me te ceshtja e shkrimit te fjaleve bashke ose ndaras.
Ne vjetet e fundit vihet re nje prirje per te shkruar si nje fjale te vetme lokucione ndajfoljore e lidhezore si megjithate megjithese kurse shkruhet dy fjale sinonimi i kesaj edhe pse dhe rekomandohet - a me te drejte - nje shkrim tri fjalesh per mes per mes etj.
Historia e shqipes tregon me te vertete prirjen - te shpeshte ne gjuhet me te ndryshme - per te shkrire ne nje fjale sidomos elementet leksikore me nje vellim pergjithesisht te paket e me pavaresi relative si pjesezat a lidhezat as bashke me kompozitet e saj si askurre askush aspak dot ndic ndonese nese etj. te cilat per nje pjese te mire jane formuar nga nje fjali a nje pjese fjalie perbrenda sandhit ngerthimit te fjalise.
Keshtu sot shkruhen prej kohesh nje fjale nder te tjera gjithkush gjithqish mbasandej njembedhjete dyqind pesedhjete nderkaq mbassi vetevetehe te cilat tek autoret e vjeter paraqiten te shkruara me pjeset vec e vec.
Tendenca e univerbimit dhe me te e formimit te kompoziteve vihet re dhe ne fjalet e reja si te vajguri nga vaj-guri ne fushen dialektore per shembell te vetjotja e Siqelise ne Shqiperi vetja jote. Ne lidhje me shkrimin e fjaleve bashke apo ndaras shtrohet nje ceshtje teorike e karakterit parimor. A jane dhe a ndihen megjithate megjithese e te tjera si keto nje fjale e vetme apo nje lidhje fjalesh
Per te sqaruar kete ceshtje po marrim kombinimin e shqipes me mend me kuptim mbiemeror ne shprehje si burre me mend e cila i pergjigjet kryekrejet greq. se re me gnosi e me frnisin dhe rum. cuminte qe kane te njejtin kuptim.
Ndersa keto lidhje ne greqishten e re shkruhen dy fjale te ndara ashtu si shkruhet me mend ne gjuhen shqipe rum. cuminte shkruhet sot nje fjale. Kjo tregon se ne ate gjuhe cuminte ndihet si nje fjale e vetme ne shqipen e ne greqishten si nje lidhje dy fjalesh.
Nuk bashkohem me gjykimin e E. Coseriut i cili ne kundershtim me Kr. Sandfeldin mendon se ne formim te rum. cuminte si nje mbiemer i mirefillte perkundrejt formave te greqishtes paska sherbyer si gjedhe si model greq. e vjeter echephron i mencem i arsyeshem.
Ne pajtim me dijetarin danez mendoj se kemi te bejme me nje shprehje ballkanike te zakonshme me kombinimin e parafjales me - emer ne vend te nje mbiemri. Shkrimi i shqipes me mend e i rum. cuminte eshte ne fund te fundit nje ceshtje ortografike e cila lidhet nderkaq me nje konceptim te ndryshem te fjales ne keto dy gjuhe me sakte ne vetedijen gjuhesore te bartesve te tyre.
Per te dhene nje tjeter shembell nga kjo kategori e fjaleformimit mund te permendet qe lidhje te tilla si po ai po ashtu jepen ne shkrim si dy fjale te vecanta.
Shtrohet pyetja nese kemi te bejme aty me nje lidhje dy fjalesh apo perkundrazi me nje fjale te vetme ku po ka nje kuptim te vetin te ndryshem nga vlerat semantike qe ka kjo pjesez ne te tjera sfera te leksikut te gjuhes. Ne zgjidhjen e ceshtjes se shkrimit te fjaleve bashke ose ndaras mund te ndihmojne dhe rezultatet e fonetikes eksperimentale.
Aty nga mungesa ose prania ose nga permasat e pauzave qe realizohen ne shqiptim te ketyre madhesive shumengjyreshe mund te shihet gjer diku a kemi te bejme me nje lekseme te mirefillte apo me dy a me shume fjale a fjaleza te bashkuara ne nje lidhje leksikore.
Pa dashur te preket parimi qe te shkohet brenda mundesive sa me shume drejt trajtave te vetme unike te fjaleve drejt menjanimit sa me te madh te dubletave ne shkrim mendojme megjithate qe drejtshkrimi nuk duhet te behet teper i ngrire nuk duhet te coje ne ekstrem kete parim.
Keshtu mbetet e drejte rregulla e perdorimit te kallzores se shquar te re analogjike te mashkulloret qe mbarojne me zanore te theksuar tipi kaun dheun pa u cenuar kjo rregull nderkaq kuptohet vetiut qe ne disa shprehje te nguleta te gjuhes popullore si ne fjala mori dhene trajta rasore e vjetra do te ruhet dhe kjo jo vetem ne ligjerimin e folur.
Me pak kategorik duhej te deftohej drejtshkrimi edhe ne kufizimin e madh te perdorimit te apostrofit. Disa te dhena si matane mbane menjane njady neser tregojne qarte sa shpesh elidohet e-ja e pathekse ne ngerthim te fjalise ne sandhi gje qe con ne perftim kompozitash si keto qe sapo u permenden.
Per hir te ritmit te fjalise me qellim qe te ruhet me i zhdervjellte me i levizshem me pak monoton ky ritem nuk kuptohet pse te mos zbatohet nganjehere edhe ne shkrim eliminimi i e-se se pathekse fundore i cili shpeshhere eshte i plote ne shkrim e te shenohet ky eliminim me ane te nje apostrofi. Me kete rruge thyhet monotonia aty ku kujtohet te ruhet nje rregullsi qe ne thelb eshte teper formale e skematike.
Edhe ne gjuhe te tjera perdoret apostrofi per hir te variacionit ritmik per nje efekt me drastik te shprehjes si per shembell ne italishten che cos ventanni sagita etj. Lidhur me theksin edhe aty perjashtimi total nga perdorimi nuk duket te jete i arsyetuar sa duhet. Prane rregullave ka edhe perjashtime aty ku e lyp nevoja edhe keto duhej te gjenin shprehjen e tyre ne shkrim.
Pikesepari shtrohet ceshtja e riprodhimit besnik te nje teksti qe permban theksa te ndryshem si per shembull e ndonje poezie te Mjedes. Ka pastaj rasa ku paraqitet nevoja e nje theksi per te dalluar leksema te ndryshme te cilat mund te ngaterroheshin midis tyre si acari acar drejtori drejtor format formt vellazerish vellazersh mulla mull. Me kete nuk eshte e thene qe ne te tilla forma fjalesh theksi te jete perhere i detyrueshem shume here konteksti tregon qarte se me cilen nga keto kemi te bejme.
Po ne rasat ku mund te linde nje dykuptimsi nje ambiguitet aty paraqitet nganjehere nevoja e theksimit.
Teper e ngurte rigide e shtrengueshme paraqitet edhe rregulla qe emrat vetiake te burimit te huaj te shkruhen sipas shqiptimit ne gjuhet perkatese dhe ne pershtatje me traditen e krijuar ne gjuhen shqipe.
Te pakten ne shkrimet e karakterit shkencor mund te zbatohet shkrimi sipas formes origjinale te ketyre emrave ne ato gjuhe kjo aq me fort kur riprodhimi i tyre me mjetet e alfabetit te shqipes shpeshhere mbetet i pasakte e i peraferishem.
Keto do te ishin disa nga pikat qe kane lidhje me anen formale-fonetike e thjesht gramatikore te drejtshkrimit. Edhe kur te kene gjetur zgjidhje shumica e ceshtjeve te kesaj fushe puna e drejtshkrimit nderkaq nuk ka mbaruar.
Nuk jemi ne mbarim po jemi ende ne mes te rruges po ta veshtrojme drejtshkrimin me nje pamje me te hapet me teresore po ta zgjerojme tematiken e tij duke perfshire ne lemin e veshtrimit sikunder duhet edhe disa probleme te sintakses te frazeologjise e te leksikut.
Shkrimi i shqipes moderne ne krahasim me ate te periodave te meparme te saj karakterizohet per dy tipare kryesore me nje ane per nje normim perhere e me te madh te trajtave fonetike e gramatikore te fjaleve dhe per nje pasurim progresiv te leksikut me elemente pozitive te vendit me ane tjeter per depertimin e ngulitjen e disa ndertimeve te huaja dhe te nje shumice sa vete me te madh fjalesh te importuara se jashtmi.
Ne lidhje me kete ne drejtshkrimin te themi sintaktik ne vend te pare duhet synuar ne nje ndertim fjalish sipas frymes se shqipes ne harmoni me parimet qe zoterojne ne sintaksen e kesaj gjuhe e jo ne imitim te ndertimit sintaktik te gjuheve te tjera. Duhet nisur se brendshmi e jo se jashtmi.
Me rendesi eshte ceshtja nese nje fjale do te shkruhet me e apo me e me i apo me j me j apo nj fundore po ka rendesi qe fjalia te jete e ndertuar pas ndertimit vetiak te shqipes jo te njeres a tjetres gjuhe te huaj.
Ndertime te tilla si rregullat fonetike dhe ato morfologjike letersia artistike dhe ajo popullore e te tjera si keto jane te huaja per gjuhen shqipe. Ne perdorim te nje shtrese te caktuar intelektualesh po jo ne ligjerimin popullor ato jane italianizma sintaktike perkthime te ndertimit sintaktik te italishtes.
Te tilla ndertime ndeshen edhe ne rumanishten moderne te shkrimit edhe aty pas gjedhesh modelesh te gjuheve romane perendimore vecse atje jane me te kuptueshme ngaqe hyjne ne sistemin e nje gjuhe gjithashtu romane.
Imitim eshte nder te tjera edhe perdorimi i lidhezes pse ne fjali shkakore me fort pas it. perch aty ku ne shqipen e mirefillte perdoret se ose sepse. Ne pune te drejtshkrimit nuk jane pa rendesi dhe shenjat e pikesimit te cilat peshojne edhe ne percaktimin e drejte te kuptimit te fjaleve e te lidhjeve te tyre.
Edhe aty gjuha shqipe ka rregullat e veta te cilat nuk duan lene menjane. Vendosja e nje prese para lidhezes ne fjali te tipit mendoj se eshte e qarte qe ka depertuar ne keto vjetet e fundit nga rusishtja e cila nga ana e saj e ka marre kete perdorim prej gjermanishtes.
Edhe frazeologjia ne drejtshkrim nuk duhej lene pas dore. Keshtu per te dhene nje shembull shprehjes i hedh pluhur syve e cila nuk eshte vecse shqiperim i nje shprehjeje te gjuheve te huaja nga frazeologjia shqiptare i pergjigjet mirefilli hi syve. Si kjo ka plot shprehje frazeologjike e te thena popullore te cilat duhej te shtriheshin ne perdorim nga ata qe shkruajne.
Me rendesi te dores se pare eshte me ne fund puna e perdorimit te visarit te fjaleve. Aty shtrohet detyra dyfishe e pasurimit dhe e pastrimit. Pasurim me leksema te gjuhes popullore ose gjithsesi te farkuara prej brumit te saj. Pastrim nga elementet e huaja qe po vershojne ne gjuhe prej te gjitha aneve.
Neologjizmat qe jane formuar gjate historise se gjuhes me ane perkthimi prej gjuheve te tjera si populloret e diel e hene peshkaqen mollatarte vajgur-i ose perndjek persekutoj te Pjeter Budi hapesire vetedije ndergjegje e te tjera ne shekullin e kaluar botoj e shkrimtar pak me vone botekuptim hekurudhe largpames mbinjerezor nderlidhje pararoje perballoj pervetesoj i pranishem prapavije rilindje e te tjera ne ditet tona perbejne nje pasurim pozitiv te gjuhes aty gjedhja e formimit eshte e huaj lenda eshte e vendit.
Ne kete radhe mund te vazhdohet e te shkohet perpara duke pastruar e duke pasuruar duke zevendesuar nder te tjera fenomen me dukuri efekt me duk persekutim me perndjekje krijoj me lentoj tekstile me veglore fjale shumica te gjalla edhe sot neper dialekte.
Gjuhetareve u bie barra e gjate dhe jo e lehte qe me nje pune shumevjetshe e te vijueshme te mbledhim visarin leksikor te gjuhes popullore. Te tjereve ne radhe te pare shkrimtareve perkthyesve arsimtareve e teknikeve te ndryshem u bie ta shtien ne qarkullim ne botimet e tyre. Mbledhja e ketij materiali eshte nje pune qe spret qe nuk duron afate.
Me industrializimin e vendit gjuha duke u modernizuar bjerr ne menyre te pazevendesueshme vazhdimisht nje pjese te elementeve te leksikut te saj. Kjo detyre duhet te ndermerret me nje plan pune te caktuar mire edhe te kryhet ne menyre sistematike.
Duke rrokur me nje veshtrim permbledhes detyrat qe duhet te perballoje ne te ardhmen drejtshkrimi i shqipes i shikuar ne aspektet e tij te shumellojshme do te perfundohet me kete qe hartuesit e tij do te udhehiqen nga nje ndjenje e larte pergjegjesie. Ne formulim te cdo rregulle do te jete e pranishme vetedija qe eshte puna per nje drejtshkrim te caktuar jo per disa mije veta po per kater milion njerez qe e kane shqipen gjuhe amtare.