E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jete ne shtepite e te vdekurve

Bukuri e harruar albumi mbi skamjen dhe vuajtjen ne Kalkute nga Elisa Venturelli dhe Federica Miglio. Ne fokus kontributi i Nene Terezes ne themelimin e qendrave humanitare dhe jetimoreve


Per dy jave Elisa Venturelli dhe Federica Miglio udhetuan neper Kalkute dhe fotografuan lebrozet sakatet te varfrit ne rruge ne shtreterit e spitaleve ne shtepite e rrenuara ne qendrat humanitare.

Fotografite i botuan ne librin Bukuri e harruar Il Bene Dimenticato qe e prezantuan dje ne Biblioteken Kombetare ne prani te botuesit Alessandro Turci drejtorit te Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari zv.ministres se Kultures Suzana Turkut arkitektit Maks Velo.


Me disa nga fotografite e librit u realizua ekspozita Mbi gjurmet e Nene Terezes se Kalkutes. Venturelli dhe Miglio rrefejne me realizem skamjen mjerimin vuajtjen e njerezve ne Indi.


Kam udhetuar shume neper Kalkute dhe per mua ai vend po kalon situaten me te tmerrshme ne bote tregon Elisa dhe shton qe per te kuptuar punen e Nene Terezes duhet te shohesh pikerisht ne vendin ku ka punuar.


Pas vizites ne ekspozite i gjejme me vend fjalet e arkitektit Velo ne takimin me autoret qe keto fotografi mbesin ne mendje.


Per te dokumentuar punen e humanistes Venturelli dhe Miglio kane fotografuar njerezit qe banojne ne Qendrat Humanitare ato qe Nene Tereza ngriti ne gjallje te vet.


Behet fjale per spitalin Prem Dan qendren Daya Dan ku rrijne femijet jetime qe kane probleme fizike jetimoren Shishu Bhavan dhe qendren e pare qe nobelistja ka hapur Nirmal Hriday ne qytetin e Kaligatit per te cilen Elisa tregon se eshte shtepia e te vdekurve. Misionaret mbledhin te vdekurit ne rruge dhe i pregatisin per ne udhetimin e fundit.


Ne keto qendra dy fotografet kane njohur te devotshem te perkushtuar ne pune
vullnetare qe afrohen per te ndihmuar njerezit ne nevoje.


Ne Qendrat humanitare ato paten me pak kohe per te fotografuar vetem nga gjysme ore. Ndryshonte puna ne rruge kur e kishin me te lehte per te marre pamjet qe u mbushnin syrin dhe mund te perqendroheshin me lehte.


Kur e pyesim Venturelli se cfare kane njohur tjeter per Nene Terezen ne dy javet e qendrimit ne Kalkute me keqardhje pohon se nuk mundem ti shihnin muzete ku gjendeshin te gjitha fotografite dhe doreshkrimet e Nene Terezes. Ne shtepine muze te Nene Terezes nuk lejohet te fotografosh.


Qellimi i kesaj ekspozite ishte prezantimi i njerezve me realitetin ne te cilin ka punuar Nene Tereza dhe ndergjegjesimi i sa me shume njerezve per kontributin qe ajo ka dhene ne Kalkute. Libri eshte botuar ne nje tirazh te kufizuar ne Itali dhe pritet te botohet ne Shqiperi.


Elisa Venturelli eshte diplomuar me 1992 ne Institutin Evropian per Dizajn te Milanos dhe eshte autore e librave Rruga e Misionareve dhe Vjeshta e Kombeve.
Federica Miglio eshte ne prag diplomimi per Grafike ne Akademine e Arteve te Bukura te Breres.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›