A do te kete ndryshime ne politiken e jashtme
Eliot Abrams ish-diplomat amerikan i cili aktualisht punon per Keshillin per Marredhenie te Jashtme ne Uashington thote se prominenca e re e udheheqesve konservatore me siguri se do te coje ne nje qendrim me te ngurte te Shteteve te Bashkuara ndaj programit berthamor te Iranit
Nga Free Europe
Partia Demokratike e presidentit Barak Obama
pesoi goditje te rende ne planin e brendshem ne zgjedhjet per Kongres. Si do te
ndikoje kjo ne agjenden e tij jashte
Fitoret e bindshme te republikaneve ne zgjedhjet per Kongres me gjase do te
kene ndikim te madh ne kursin e politikes se jashtme amerikane.
Ekspertet parashikojne pervec tjerash nje linje me te forte ndaj Iranit
marredhenie me te nderlikuara me Rusine dhe shtyrje te mundshme te terheqjes se
trupave amerikane nga Afganistani.
Megjithate mund te kete edhe disa befasi ne raportet e Shteteve te Bashkuara
dhe aleateve. Arsyeja per kete pasiguri eshte dalja ne skene e Tea Party
levizje me rrenje konservatore thirrjet e se ciles u ndihmuan republikaneve ta
kontrollojne Dhomen Perfaqesuese.
Eliot Abrams ish-diplomat amerikan i cili aktualisht punon per Keshillin per
Marredhenie te Jashtme ne Uashington thote se prominenca e re e udheheqesve
konservatore me siguri se do te coje ne nje qendrim me te ngurte te Shteteve te
Bashkuara ndaj programit berthamor te Iranit.
Mendoj se do te mund te degjojme me shume nga republikanet per te mos
negociuar nje marreveshje te keqe me Iranin e cila do ti mundesonte Teheranit
ta vazhdoje pasurimin e uraniumit. Mendoj se do te kete shtytje per nje linje
me te forte qe asnje marreveshje te mos lejoje pasurimin e uraniumit thote
Abrams.
Ai ve ne dukje se Kongresi e ka dosjen ne agjenden qe daton nga administrata e meparshme
e Xhorxh Bushit dhe nuk beson se ky trend do te ndryshoje nen udheheqjen e
republikaneve ne Dhomen Perfaqesuese.
Fiona Hill nga Instituti Brukings ne Uashington thote se klima tejet e
polarizuar para zgjedhjeve mund ti coje republikanet te bejne agjitacion ne
Senat kunder presidentit i cili e vuri permiresimin e marredhenieve me Rusine
si njerin nder sukseset kryesore ne politiken e jashtme.
Duket se administrata me te vertete e deshiron marreveshjen START por
republikanet nuk duan qe administrata ta shenoje kete sukses. Ka pasur raste
kur burreshtetas jane nxjerre nga loja per gjera qe vertet jane ne interesin e
Shteteve te Bashkuara thote Hill.
Disa nga republikanet tradicionale e kane kritikuar presidentin Obama per
caktimin e dates per terheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Pritet qe
udheheqesit republikane ne Dhomen Perfaqesuese ta vazhdojne kete vije te
sulmit.
Por ka nje fushe ku mund te nderhyjne te ardhurit nga levizja Tea Party.
Per shembull senatori i ri Rand Paul kandidat i Tea Party nga Kentaki. Para
zgjedhjeve ai u shpreh skeptik ndaj perpjekjeve te administrates Obama per ta
shperlare Qeverine e Hamid Karzait ne Afganistan.
Kete tendence Obama e trashegoi nga paraardhesi i tij Xhorxh Bush.
Ka njerez te arsyeshem konservatore si une te cilet besojne se mbrojtja
eshte roli primar i qeverise federale por nuk besojne se Afganistanin mund ta
bejme shtet. Ai kurre nuk ka qene i tille tha Paul.
Megjithate zgjedhjet pervijuan nje linje te qarte se presidenti Obama doli
prej tyre si president i dobesuar.
Kjo nenkupton se ne pergjithesi ai i cili perpiqet te rezistoje me siguri
ndjen se rezistenca eshte pak me e lehte. Ky sigurisht eshte rasti me
izraelitet dhe palestinezet te cilet si duket nuk jane aq te nxehur per
negociatat sic jemi ne ne Shtetet e Bashkuara. Mendoj se te dyja palet tash do
te ndjejne se do te duhej te zmbrapsen thote Abrams.