E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetaresimi ne BE Te aplikosh apo jo

Qe pas zgjedhjeve problemet politike te Shqiperise jane thelluar. Opozita ka kerkuar rihapjen e kutive te votimit dhe verifikimin e dyshimeve per manipulim qeveria thote se nuk mund ta beje kete pa thyer kodin elektoral. Si rezultat i ketij ngerci socialistet bojkotuan plotesisht parlamentin dhe me pas refuzuan qe te marrin pjese ne votimet e rendesishme duke paralizuar punen legjislative

Nga European Voice

Ka nje ndjenje te pergjithshme ne Bruksel se Shqiperia i perket vendeve me problematike qe duan te behen anetare te Bashkimit Europian por ndryshe nga Bosnja e Kosova ajo ka dorezuar aplikimin per anetaresim.

Aplikimi i dorezuar ne prill te vitit te shkuar u cilesua i parakohshem nga zyrtaret e Komisionit Europian dhe shume shtete anetare te cilat u perpoqen te bindin kryeministrin Sali Berisha te mos e ndermarre kete hap. Aplikimi u dorezua dy muaj perpara zgjedhjeve parlamentare dhe u pa si nje perpjekje e Berishes per te shtuar shanset zgjedhore per Partine e tij Demokratike PD nuk arriti te kishte nje shumice absolute ndaj hyri ne koalicion me nje partner me te vogel.

Qe pas zgjedhjeve problemet politike te Shqiperise jane thelluar. Opozita ka kerkuar rihapjen e kutive te votimit dhe verifikimin e dyshimeve per manipulim qeveria thote se nuk mund ta beje kete pa thyer kodin elektoral. Si rezultat i ketij ngerci socialistet bojkotuan plotesisht parlamentin dhe me pas refuzuan qe te marrin pjese ne votimet e rendesishme duke paralizuar punen legjislative.

Ne korrik Parlamenti Europian u beri thirrje te dy paleve qe ti japin fund kesaj paralize duke ngritur nje komision parlamentar qe do hetonte dyshimet per manipulime zgjedhore por te dy palet nuk kane qene ne gjendje te qe bien dakord per mandatin e ketij komisioni. Si rezultat opinioni i Komisionit javen tjeter do te jete negativ cka do thote qe nuk do rekomandohet qe Shqiperia te behet kandidate zyrtare ose qe te nisin bisedimet e anetaresimit.

Dialogu politik eshte konfrontues dhe destruktiv jo vetem per shkak te ngercit zgjedhor qe prej zgjedhjeve te qershorit thote Komisoni ne progres- raportin e siguruar nga European Voice. Kjo demton punen parlamentare dhe bllokon reformat politike bazuar ne konsensusin e paleve te nevojshme per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.

Nje zyrtar i Komisionit tha se paraliza ishte shenje e mungeses se pjekurise politike ne Shqiperi. Kjo paraliza reflektohet edhe ne shoqeri nje sondazh i kryer ne tetor nga Fondacioni per Shoqeri te Hapur gjeti se edhe te pyeturit ishin te ndare ne mes ne lidhje me mendimin qe kishin nese kerkesat e opozites ishin legjitime apo jo.

Probleme brenda shtepise

Zyrtaret shqiptare thone se pozicioni i Komisionit eshte nje veto ne doren e socialisteve per te ardhmen e vendit.

shte driteshkurter qe te ndeshkosh te gjithe vendin per deshtimin e opozites per tu angazhuar ne dialogun politik thote burimi. BE duhet ti ofroje Shqiperise kandidaturen por te mos hape bisedimet per anetaresim- ky do te ishte sinjali i duhur.

Burimet shqiptare megjithate e pranojne se ndryshe nga faktoret qe po mbajne mbrapa Bosnjen e Kosoven problemet e Shqiperise jane thuajse teresisht probleme te brendshme. Nje prej tyre eshte korrupsioni qe eshte domethenes pavaresisht permiresimeve te fundit sic eshte dixhitalizimi i plote i tenderave publike.

Gjate muajve te fundit Shqiperia ka plotesuar te gjitha kushtet e Bashkimit Europian per te hequr vizat nje nxitje e madhe per qeverine. Por ndersa per shqiptaret do jete me e lehte per te udhetuar ne Europe kjo nuk e ka sjelle vendin me afer BE-se. Edhe nese do te kapercehet kriza politike Shqiperia eshte shume larg Bashkimit Europian.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›