A do te lejohen testet gjenetike te embrionit Nese po ne cfare kushtesh

Parlamenti gjerman vendos sot per lejimin e testeve genetike tek embrionet e fertilizimit artificial. Per aprovim jane prezantuar tre projektligje. Ato perfshijne qe nga ndalimi i plote i diagnostikimit gjenetik preimplantativ e deri tek lejimi i tyre. Gjate diagnostikes gjenetike preimplantative kontrollohet gjenotipi i embrioneve i cili parashikon nese duhet pritur shfaqja e semundjeve te renda. Ne kete menyre ne miter vendosen vetem embrione te shendosha. Kritiket thone se me diagnozen gjenetike preimplantative vendoset ne menyre arbitrare kush duhet dhe kush nuk duhet te jetoje.Ligjvenesi pyetet tani sepse per diagnostikimin gjenetik pre-implatativ nuk flitet shprehimisht ne ligjin per mbrojtjen e embrioneve te vitit 1990 prandaj eshte vleresuar per nje kohe te gjate si veper penale. Gjykata Federale lejoi korrikun e kaluar kontrollimin e vezeve te fertilizuara artificialisht tek ciftet e prirura per te patur semundje te renda.
Tre projektligje
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Diskutimi ne Bundestag Kancelarja Angela Merkel CDU dhe ministri i Mbrojtjes Thomas de Maiziere CSU
Ata qe jane per lejimin e kontrolleve gjenetike tek embrionet e fertilizimit artificial argumentojne se nepermjet tyre mund te testohen per defekte gjenetike edhe embrionet ne epruvete para se te futen ne barkun e nenes nje argument te cilin kundershtaret e perdorin per te mos e pranuar kete procedure. Deri ne minutat e fundit kane vazhduar diskutimet nese ky problem mund te rregullohet ne menyre te qarte neper paragrafet e ligjit. Pavaresisht ciles parti i perkasin pikepamjet jane te ndryshme. Prandaj parashikohet qe sot diskutimet ne parlament te zgjasin pese ore dhe votimi do te behet duke hequr perkatesine ne fraksion. Prognozat kane qene gati te pamundura sepse nga 620 deputete te parlamentit 178 nuk kane thene ende fjalen e tyre per nje nga tre projektligjet.
Ndalim i rrepte i diagnostikimit pre-implatativ
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Deri ku lejohet te shkoje mjekesia
92 deputete te mbledhur rreth zedheneses per ceshtjet shendetesore te Te gjelberve Birgitt Bender dhe kryetarit te fraksionit te kristiansocialieve Johannes Singhammer CSU jane per ndalim te rrepte. Ata argumentojne se seleksionimi i embrioneve te semura nepermjet diagnostikimit pre-implatativ rrezikon akceptimin e shumellojshmerise shoqerore. Ne kete menyre rritet presioni ndaj prinderve se duhet te kene nje femije te shendetshem. Nuk mund te vendoset nepermjet nje lloj kontrolli kualiteti cila jete duhet te lejohet te zhvillohet dhe cila jo.
Perkrahes te kesaj ideje jane edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryetari i fraksionit Volker Kauder si dhe sekretarja e pergjithshme e Partise Socialdemokrate Andrea Nahles si dhe ish ministrja e Shendetesise Ulla Schmidt SPD.
Lejimi pas sqarimit dhe keshillimit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Grua shtatzene
Nje grup politikanesh te mbledhur rreth politikanit kristiandemokrat Peter Hintze demokrates liberale Ulrike Flach dhe parlamentares socialdemokrate Carola Reimann jane per lejimin e kufizuar te diagnostikimit pre-implatativ. Keta mendojne se kusht duhet te jete qe ciftet te kene predispoziten per semundje te renda te trashegueshme ose rrezikshmerine qe femija te dale i vdekur apo qe lindja te deshtoje. Per te shmangur keqperdorimet prinderit jane te detyruar te marrin pjese ne keshillime. Pervec kesaj nje komision per ceshtjet etike duhet te vendose pro diagnostikimit te tille. Pervec kesaj diagnostikimi pre-implatativ duhet te kryhet vetem ne pak qendra te licencuara. Rregulla te tilla duhet te pengojne te shkaktohen keqperdorime te tipit Designerbabys. 215 deputete mbrojne kete propozim.
Apo mosndeshkim ne raste te vecanta
Bildunterschrift Debat ne Bundestag per ligjin e diagnostikimit pre-implatativ
Nje grup i vogel rreth presidentit te parlamentit Norbert Lammert CDU politikanes socialdemorkate Rene Respel dhe deputetes se Te gjelberve Priska Hinz jane per ndalimin ne pergjithesi te diagnostikimit pre-implatativ dhe ne raste te caktuara te mos quhet i paligjshem. Nje diagnostikim i tille duhet te jete i mundur vetem ne raste trashegimish semundesh te renda te prinderve te cilat shkaktojne me propabilitet te larte demtim te embrionit ose deshtim apo vdekje. Edhe ne kete rast parashikohen keshillime dhe aprovimi i nje komisioni ethike. Ky projektligj ka paraprakisht 36 perkrahes.
Autor Hartmut Luumlning/Aida Cama
Redaktoi Angjelina Verbica