Facebook Co - si mund te sillemi ne rrjetet sociale

Ne kursin Menaxhim i dijeve me teknikat web 2.0 te Shkolles Popullore te Hamburgut pjesemarresit duan te mesojne me shume per perdorimin e rrjeteve sociale. Si shumica e pjesemarresve edhe Suzanne Roth nuk di shume per rrjetet sociale. Ajo qe ka mesuar ajo deri tani nga shtypi e ben shume skeptike.
Megjithate ajo nuk deshiron te mbetet jashte zhvillimeve. Drejtuesi i kursit Alexander Tscheulin jep keshilla per qendrimin e duhur ndaj sherbimeve online. Ne fakt gjithcka eshte fare e thjeshte thote ai. Me pare duhet te mendohesh perpara se te vendosesh dicka ne rrjet.
Kod sjelljeje edhe ne internet
Per te shmangur shkeljen ne derrase te kalbur ekzistojne keshilla per sjelljen e duhur me mediet sociale. Sjelljet e mira qe respektojne etiketen kerkohen tani serish edhe ne internet. Kete e tregon edhe shtimi i kerkesave per kurse qe tregojne se si duhet te sillesh ne rrjetet sociale.
Ka rendesi qe te kuptohen disa rregulla dhe forma ne komunikimin e rrjeteve online thote Tscheulin Sepse ky komunikim eshte i ndryshem me i shpejte. Duhet edhe te vendosesh kur telefonoj me mire me dike dhe kur flas ne chatt me dike.
Ndershmeria eshte tendenca Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pasojat mund te jene negative
Nese zgjedh rrjete sociale per te kembyer mendime per tu prezantuar ketu i duhet kushtuar vemendje stilit te sjelljes dhe miresjelljes jane te nje mendimi ekspertet. Vetem sepse nuk ndodhesh perballe tjetrit kjo nuk te jep te drejten ti flasesh me ti partnerit te biznesit.
Nje menyre korrekte te drejtuari dhe nje pershendetje miqesore kur ndahesh duhet te jene pjese e natyrshme e kerkeses per kontakt thuhet ne nje kod prej 12 pikash te mbikqyresve te etiketes.
Pervec kesaj edhe ne rrjetet sociale ndershmeria pritet mire. Kjo nis qe kur ngre profilin online. Keshtu mendon edhe Alexander Tscheulin edhe vete nje perdorues entuziast i medieve sociale. Kur regjistrohesh duhet te perdoresh emrin e vertete. Kjo eshte edhe tendenca ne rrjet te jesh autentik dhe te shfaqesh si ai qe je. Personazhe te sajuara nuk do te ndihmonin askend.
Ndaj profesionin nga jeta private
Tscheulin vete eshte regjistruar ne Facebook Xing Linkedin dhe ne Twitter. Kjo ne nje kohe qe ai i ndan qarte kontaktet profesionale nga ato private. Megjithate mund te jesh fare mire me shefin mik ne Facebook mendon ai pa qene e nevojshme qe ai te shohe fotografite private ose cdo njoftim te statusit tend. Truke te vogla e mundesojne kete.
Ne Facebook ekzistojne lista ose grupe te caktuara per te cilat mund te percaktosh te drejta te vecanta shpjegon Tscheulin. Keshtu nuk ke pse e fyen shefin dhe te mos ia pranosh ftesen ne FB. Por ai qe nuk deshiron te miqesohet ne asnje menyre me shefin ne Facebook eshte mire te flase personalisht me te dhe ti shpjegoje me miresjellje se Facebookun e perdor vertet vetem privatisht.
Kujdesi per miqesite
Me shefin ose pa shefin ne rrethin e miqve digjitale ne Facebook fotografi qe te tregojne te dehur ose gati lakuriq ne plazh mire eshte te mos i vesh fare ne Facebook. Edhe sferen private te te tjereve duhet ta respektosh. Askush nuk deshiron qe pa e pyetur te shohe papritur ne internet fotografi ku ka dale. Kjo ne nje kohe kur edhe per rrjetet sociale vlen e drejta per fotografine tende. Pikerisht ne rastin e fotografive miku mund te kthehet shpejt ne armik. E rendesishme eshte edhe te mos e humbasesh veshtrimin e pergjithshem e te harrosh se me ke je shok ne Facebook. Cilesia e nderveprimit ne Facebook ngrihet dhe bie me shoket qe ke. Prandaj duhet ta dish se me ke je i miqesuar.
Janine Albrecht/ Auron Dodi