Tadic ne Sarajeve Se shpejti para Hages edhe Goran Haxhic

Presidenti serb Boris Tadiç gjatë vizitës së tij zyrtare në Bosnje dhe Herzegovinë shprehu angazhimin e vendit të tij për të përmbyshur detyrimet ndaj gjykatës së Hagës duke arrestuar dhe të fundmin të akuzuar për krime lufte në ish jugosllavi ende në arrati Goran Haxhiç. Presidenti serb premtoi se ai do të dalë përpara drejtesisë shumë shpejt.
"Unë jam i bindur se Serbia do të përmbushë detyrimet e saj ndaj gjykatës së Hagës duke arrestuar të akuzuarin e fundit Goran Haxhiç, në të njëjtën mënyrë që janë dërguar në gjykatën e Hagës në të kaluarën, përmes arrestimit apo me dorëzimin e tyre vullnetar, 45 nga 46 të paditurit"- deklaroi Tadiç.
Në kuadër të vizitës së tij në Bosnje-Hercegovinë Tadiç takohet edhe me kreun e Këshillit të Ministrave Nikola Spiriç, anëtarë të parlamentit dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Bishçeviç Hido. Aty ai do të nderohet dhe me medaljen e Lëvizjes Europiane në Bosnjë-Hercegovinë.
Vizita e tij në vendin fqinj cilësohet si e rrallë e ka si qëllim kryesor përmirësimin e lidhjeve mes Beogradit dhe Sarajevës të cilat mbesin të trazuara pas luftës së viteve 1992-1995, gjatë së cilës, Beogradi ofroi mbështetje politike dhe ushtarake për serbët e Bosnjës.
Tadiç, që ka lindur në Sarajevë, e viziton shpesh entitetin serb të Bosnjës, por kjo është vizita e tij e dytë në Sarajevë si president.