E Diel, 1 Nëntor 2026

A do të pranojë drejtimin e PD? Flet JoridaTabaku: Të reflektojmë se ku gabuam, e papritur dorëheqja e Alibeajt

A do të pranojë drejtimin e PD? Flet JoridaTabaku: Të

Deputetja e Partisë Demeokratike, Jorida Tabaku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe dorëheqjen e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në një prononcim për mediet,Tabaku u shpreh se duhet bërë një reflektim i thellë në lidhje me situatën dhe duhet të gjenden gabimet brenda PD-së. Përsa i përket dorëheqjes së Alibeajt, Tabaku tha se për të ishte një vendim i papritur.

“PD duhet të ishte bashkë përtej interesave personale, të reflektojmë të mos presim, t’u japim kohë demokratëve dhe vetes se ku ne gabuam.Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbremë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje”, tha Tabaku.

Enkelejd Alibeaj njoftoi ditën e djeshme dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratik dhe grupit parlamentar. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi reagoi pas këtij vendimi, duke thirrrur në takim urgjent Jorida Tabakun, për të diskutuar për emrin e ri që do të marrë drejtimin e partisë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›