E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do te shpetoje euro

Vendet e Eurozones jane te ndara ne lidhje me menyrat permes te cilave duhet shpetuar monedha me e perbashket me te cilen ata operojne dhe kjo ne nje kendveshtrim afatgjate. Ajo qe ndodhi kete vit me Greqine dhe Irlanden eshte thjesht nje zgjidhje e perkohshme. Nga Express me 26 nentor 2010 ne ora 0849

Qe nga koha kur lideret evropiane emeruan politikanin belg Herman van Roumpy si president te Keshillit Evropian nje vit me pare kane qene te pakte ata qe kane vene re rezervimin e rajonit te Flandres ne Belgjike. Por ky perceptim ndryshoi te premten e kaluar kur Van Roumpy doli ne te gjitha mediet e kontinentit pas nje verejtjeje te bere publikisht. 147Ne duhet te punojme se bashku ne menyre qe te mbijetojme brenda Eurozones sepse nese nuk do te mbijetojme brenda Eurozones nuk do te mbijetojme as ne Bashkimin Evropian148 tha presidenti ne nje panel te diskutuesve. Me komentet e veta ai shprehu ate qe shume njerez ne Bruksel ka kohe qe e cojne neper mend pa guxuar qe ta artikulojne publikisht.

Ndoshta edhe vete Van Roumpy nuk ka dashur te thoshte ate qe tha. Kjo doli qarte dy dite me pas kur serish publikisht ai deklaroi se ishte keqkuptuar. Por gjithsesi kjo nuk ndryshon faktin se deklarata e tij ishte e sakte. Qeverite e Eurozones kane kaluar muaj te tere ne perpjekje per t146i dhene fund krizes me te cilen po perballet monedha e tyre e perbashket por rreziku ka qene i pamundur qe te shmanget. Perkundrazi takimet e krizes jane bere tashme nje fakt i zakonshem dhe miliarda te tjera ne fonde emergjence kerkohen nga shtetet problematike.

Dhe cka eshte me e keqja krizes nuk i duket fundi.

Lideret evropiane u perpoqen te merrnin cdo lloj mase dhe te benin cdo lloj perpjekjeje ne tentative per te shpetuar euron. Ata aprovuan programet e shpetimit financiar per Greqine dhe krijuan edhe nje fond te madh shpetimi per te gjitha vendet anetare te Eurozones. Fshikulluan ligje nga parlamentet e vendeve te ndryshme dhe cuan ne limitet e tyre te ligjeve te Traktatit te Lisbones. Banka Qendrore Evropiane arriti madje qe te dhunonte dhe nje tabu te vjeter te saj blerjen e bonove te vendeve problematike ne nje tentative per te stabilizuar cmimet e tyre.

Por keto hapa sollen vetem nje 147lehtesim148 te perkohshem te situates qe zgjati deri ne shfaqjen ne horizont te lajmit te keq te radhes. Ne fillim te vitit ishte Greqia dhe tani eshte situata e keqe e bankave irlandeze qe perben nje kercenim per qendrueshmerine e euros. Cdo lajm i keq i ri eshte nje nxitje per krijimin e bindjes se zgjidhjet aktuale te problemeve mund te jene momentale por per ndreqjen afatgjate te situates nuk do te pije uje metoda e marrjes se vazhdueshme te borxheve. Frika ekziston se kjo krize mund te coje ne deshtimin financiar te shteteve problematike madje edhe te vete Eurozones. Aktualisht Evropa eshte e ndare me dysh mes dy grupimeve qe kane nje kendveshtrim te papajtueshem me ngjarjet dhe me menyren e zgjidhjes se problemit.

Kancelarja gjermane Merkel kryeson njerin grup i cili perbehet kryesisht nga vendet e Evropes Veriore. Merkel personalisht e sheh veten si nje mbrojtese te kultures se stabilitetit te atij lloj stabiliteti qe Gjermania ka pasur qe nga ditet e monedhes se saj dojcmark. Qellimi i Merkelit eshte parandalimi i shnderrimit te bashkimit monetar ne nje bashkim transfertash.

Grupi i dyte perbehet nga te ashtuquajturit shtetet PIIGS qe kane grumbulluar borxhe ne te shkuaren dhe jane duke kerkuar aktualisht ndihme. Vende te tilla jane Italia Portugalia Irlanda Greqia dhe Spanja. Ata duan te arrijne ate qe Merkel kerkon ta parandaloje nje bashkim ne te cilin vendi i forte paguan per vendin me te dobet. Institucionet evropiane jane aktualisht duke manovruar mes ketyre dy grupeve. Akti i pare i krizes aktuale nisi ne qytetin bregdetar francez te Deauvilit ne mesin e muajit tetor. Merkel dhe Sarkozy njoftuan fundin e qellimit te tyre per te zbatuar nje pakete me strikte stabiliteti me sanksione automatike per vendet qe thyejne rregullat e lojes pra rregullat e deficitit.

Ne kembim Sarkozy mbeshteti idene e Gjermanise per te vene nje pjese te barres se detyrimeve te krizave financiare edhe ne supet e biznesit privat. 27 vendet anetare te BE-se e miratuan kete marreveshje ne takimin e tyre ne fund te tetorit. Planet dhe historite e frikshme ne lidhje me bankat irlandeze shkaktuan nje turbullire ne sistemin financiar. Merkel dhe Sarkozy me sa duket nuk kishin menduar per nje akt te dyte. Dhe akti i dyte eshte Irlanda. Ne kunderpergjigje te akuzave se plani gjerman shkaktoi edhe krizen irlandeze qeveria e Berlinit ka bere te ditur se propozimi gjerman per te perfshire ne pergjegjesi edhe sektorin privat nuk ka ndikim sepse ai perqendrohet ne treg pas vitit 2013.

Per sa i perket situates se Irlandes ndryshe nga greket te cilet ishin ata qe e kerkuan ndihmen financiare te komunitetit nderkombetar irlandezet rezistuan shume sepse e kane te qarte qe nje ndihme e tille do te thote dobesim i sovranitetit te tyre. Kjo eshte pak a shume e vertete. Problemet e Irlandes nuk jane financat qeveritare por bilancet negative te bankave te saj. Megjithate te dyja sferat jane ngushtesisht te lidhura sepse qeveria leshoi nje garanci per bankat e saj pas krizes financiare pa dyshuar se sa i madh do te ishte problemi. Javet e fundit ka pasur nje eksod miliardesh nga Irlanda. Nje pjese e madhe e investuesve te huaj nuk kane me deshire qe t146u japin hua bankave irlandeze. Tashme vetem bankat qeveritare japin hua. Aktualisht i tere sistemi bankar irlandez eshte ne prag te kolapsit.

Per sa i perket Merkelit ajo po tenton qe te parandaloje shnderrimin e ketij fondi shpetimi ne nje zgjidhje te perhershme. Ajo nenvizoi se fondi duhet te zevendesohet me nje mekanizem te perhershem te zgjidhjes se krizave. Per kete gjermanet jane duke hartuar edhe nje plan i cili do te kete ne baze te tij nje mekanizem qe do te synoje nje balance me te madhe interesash mes vendit borxhli dhe kreditoreve te bonove ne menyre qe te shmanget efekti 145domino146 ne tregjet financiare dhe vete bashkimin monetar.

Gjermanet jane duke u konsultuar me francezet por nderkohe vende te tjera kane nje kendveshtrim te ndryshem per kete ceshtje si per shembull emetimin e euro-bonove. Ka bono qeveritare ri-pagesa e te cilave nuk garantohet nga vendi qe i emeton por nga i gjithe bashkimi monetar. Vendet e jugut te Eurozones mendojne se eshte nje ide shume e mire. Gjermanet dhe austriaket jane kunder saj. Ky lloj projekti do te penalizonte ata qe jane te afte te menaxhojne mire financat e tyre ne perfitim te atyre qe nuk kane qene ne gjendje te bejne mire 147detyrat e shtepise148.

Nderkohe te gjitha propozimet e zgjidhjes se krizes se euros kane nje problem te perbashket ato kane potencialin e perkeqesimit te gjerave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›