Femrat tregtohen njesoj si droga
Shitja e grave dhe e vajzave eshte pune goxha fitimprurese. Grate qe vijne nga Lindja e Evropes nga Rumania Ukraina Rusia dhe Serbia jane 147mall148 shume i kerkuar nga tregtaret me qenie njerezore... Te enjten ishte Dita Nderkombetare e Luftes Kunder Dhunes ndaj Grave.
Ana sot i ka 25 vjet. Para disa vitesh ajo jetonte ne nje fshat te vogel rumun. Nje shoqe e ftoi qe te vinte ne qytet duke i premtuar nje jete me te mire me fare pak pune dhe shume para. 147Me coi deri tek shtepia ne te cilen vec ndodheshin disa vajza tjera. Dy dite nuk munda te flija sepse me zgjonin per cdo gjysme ore. Atehere erdhen dy meshkuj e mua mu desh te zhvishesha dhe te pija alkool. Kur refuzova ta beje ate njeri nga ta me tha se me mua mund te bejne cfare te duan sepse kane dhene para per mua. Ma terhoqen verejtjen qe te mos e rrezikoja jeten148 tregon ajo.
Ana u detyrua qe me prostitucion te merrej neper shume shtete te ndryshme evropiane. As ajo vete nuk e di se nga ka qene gjate kesaj kohe. Por ia doli te ikte. Ne fshatin e saj nuk guxoi te kthehej me. Mirepo ajo e beri publike ate qe i ndodhi si shenj paralajmerimi per femrat e tjera qe mendojne si ajo dikur.
Bashke me aktoren amerikane Angelina Jolie ka xhiruar disa video kunder tregtise me ferma dhe kunder prostitucionit te detyruar ne Ballkan. Ne kete menyre Ana fitoi parate e nevojshme per nje fillim te ri.
Varferia dhe korrupsioni nxisin tregtine me njerez
Ana eshte nje prej vajzave te rralla te detyruara qe te prostituojne qe arriti te dale jashte kthetrave te tregut te prostitucionit. Ne ate treg femrat nga Rusia Rumania Moldavia dhe Serbi vleresohen si miqesore zemergjera dhe me pamje te bukur. Ato kryesisht nuk dine te flasin gjermanisht e nuk dine as per te drejtat qe i kane.
Organizatat qe iu ndihmojne ketyre femrave por edhe policia evropiane EUROPOL raportojne se me to tregtohet njesoj si me droge. Varesisht nga mosha dhe nga pamja tregtaret per to paguajne nga 1000 deri ne 3000 euro. Nderkohe qe makrote dhe tregtaret nga femrat e tilla brenda vitit fitojne me miliona euro. Varferia korrupsioni dhe mungesa e ligjit ne vendet e tyre te regjines vetem sa e nxisin tregtine e tille.
Vetem ne Gjermani jane diku mes 10000 dhe 30000 gra dhe vajza te cilat jane te detyruara te merren me prostitucion. Kjo ngase zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Lindjes ua ka mundesuar atyre qe ne Evrope te hyjne pa viza.
Bashke kunder tregtise me njerez
Megjithate dalengadale po rritet edhe vetedija per ekzistimin e ketyre problemeve dhe gatishmeria per luftimin e nje tregtie te tille. Ministri i Brendshem serb Ivica Dacic thote
147Nuk behet ketu fjale vetem per abulie seksuale por edhe per pune te dhunshme kerkimin e lemoshes dhe per shitjen e organeve te njerezve. Numerikisht nuk ekzistojne shume kallezime penale per keto gjera por cdo akt i tille paraqet nje shkelje te vecante te te drejtave te njeriut dhe nje degradim te njeriut e posacerisht te grave qe jane viktimat me te shpeshta te tregtise me njerez148.
Per here te pare ne luftimin e tregtise me gra ne Serbi Kroaci dhe Bosnje e Hercegovine jane bashkuar organizatat lokale te grave policia dhe organet e drejtesise. Qellimi i tyre i perbashket eshte qe grate te mos jene me mall tregtar sikurse qe ishin Ana dhe motrat e saj nga Rumania. DW