“A do vish”, Luan Zhegu rikthehet pas 35 vitesh me këngën hit në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH

Koha “prek” çdo gjë, por duket se nuk ka ndikuar shumë në emocionet që kënga “A do vish” përcjellë. Këngëtari Luan Zhegu u ngjit këtë mbrëmje në skenë e Fest 61, për të sjellë edhe njëherë pas 35 vitesh këngën hit, duke elektrizuar të gjithë publikun në Pallatin e Kongreseve.
E sigurisht që i gjithë publiku rikujtoi tekstin, duke shoqëruar në duetin e tyre Luan Zhegun dhe Rezarta Smajën.
/rtsh.al/