Fest 61 ngre publikun në këmbë duke kërcyer! Pas 31 vitesh “Endërrohet” sërish

31 vite pas publikimit për herë të parë në skenën e Festivalit të RTSH kënga “Ëndërroj” të bën të kërcesh dhe këndosh sa herë e dëgjon. Një gjë e tillë u përtuar edhe në Fest 61 në Pallatin e Kongreseve, ku publiku u ngrit në këmbë duke kërcyer dhe kënduar së bashku me këngëtarin Altin Gocin dhe Franc Kurunin.
Publiku në sallën e Pallatit të Koncerteve
“Ëndërroj” ishte një nga këngët më të pëlqyera të grupit “Ritfolk”, ndërsa një fakt interesant ishte se këngëtari Franc Kuruni që ishte pjesë e duetit të natës së tretë të Festivalit të Këngës në RTSH është 31-vjeç, po aq i vjetër sa dhe vetë kënga që mbetet e paharrueshme për publikun.
/rtsh.al/