E Shtunë, 31 Tetor 2026

A duhet ribotuar libri i Hitlerit?



A duhet botuar tani sërish libri “Lufta ime” e Adolf Hitlerit dhjetra vjet pas shkrimit të tij, në mënyrë që të mund të lexohet nga kushdo që ka dëshirë? Diskutimet për këtë çështje janë hapur sërish në Gjermani. A mund të jepet një version shkencor i librit të tabuizuar “Majn Kampf”, që të shfaqet edhe në internet dhe të jetë i lexueshëm edhe jashtë Gjermanisë? Diskutimet e kësaj çështjeje janë hapur sërish në Gjermani. Skadimi i afateve të të drejtave të autorit, bën të mundur një publikim kritik të librit. Drejtoi i institutit të historisë moderne në Mynih, Profesor Horst Mëler (Horst Möller) është i sigurt se: “Siç e dimë të gjithë diçka e ndaluar ushtron një lloj joshjeje psikologjike. Nëpërmjet publikimit të librit, mund t`i jept fund mitit të ngritur mbi të”. Autori i tij ndodhej në burg, kur shkroi më 1925 pjesën e parë të librit të tij. Adolf Hitler, i burgosur në Kështjellën bavareze të Landsbergut, i dënuar me pesë vjet burgim, për tentativë për organizim puçi kundër qeverisë së atëhershme të Rajhut. Nga dënimi ai bëri vetëm nëntë muaj. Kur doli pjesa e dytë e librit “Lufta ime” (Majn Kampf - Mein Kampf) një vit më vonë, Hitleri ndodhej në krye të një partie të rinovuar nacionalsocialiste dhe kishte ngritur të ashtuquajturën bazën e SS-ëve, trupën luftarake të NSDAP. Deri në marrjen e pushtetit të të ashtuquajturit fyhrer, udhëheqës, “Majn Kampf” mbeti një nga shumë shkrimet urrejtndjellëse nacionalsocialiste. Nga pikëpamja programatike, libri përmban mënyrën se si e shikonte diktatori Hitler botën, dhe formulon të gjitha realitetet e tmerrshme që do të pasonin më vonë: rracizmin dhe antisemitizmin, marrshimin në drejtim të lindjes për pushtimin e të ashtuquajturës “hapësirë jetësore” për popullin gjerman, dhe terrorin ndaj të gjithë atyre që mendonin ndryshe. Libri ishte – thotë autori i librave Friedemann Bedürftig – plani i rrugës që do të ndiqte më vonë të kryetarit të shtetit, pushtuesit dhe genocidit”. Por suksesin libri arriti ta kishte vetëm me marrjen e pushtetit të nacionalsocialistëve të NSDAP-së. Pas vitit 1933 shpërndarja e librit u subvencionua nga shtetit. “Majn kampf” ju dhurua falas anëtarëve të partisë, ose zyrtarët e shtetit ja dhuronin çifteve të reja. Deri në vitin 1945 numri i kopjeve arritu në 12 milionë ekzemplarë, megjithatë deri më sot vazhdon të ekzistojë mendimi se megjithëse është përhapur shumë, libri nuk është lexuar në të njëjtën masë. Por historiani Mëler nuk është i këtij mendimi: “Nuk është e vërtetë, dy vjet më parë në publikuam këtu një libër për shkrimin dhe shpërndarjen, përkthimin dhe leximin e “Majn kampf‘ dhe atje është e vërtetuar se legjenda e librit të palexuar nuk është e vërtetë. Nuk është e thënë se të 12 milionë ekzemplarët janë lexuar të gjithë, por as nuk mund të thuhet se librit nuk i ka hedhur sytë kërkush.” Që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, libri në Gjermani ka qenë tabu, dhe është ndaluar të shtypet dhe të shpërndahet. “Kur thuhet se libri nuk duhet të publikohet, atëherë mendohet nga njëra anë për ndjenjat e viktimave dhe nga ana tjetër pyetet nëse libri është ende i rrezikshëm, a mund të përdoret ai ende për revista programatike të neonazistëve. Kësaj pyetje unë do i ktheja përgjigje me “jo”. Shumë vetë nuk mendojnë kështu, sepse “Majn kampf” ka qenë objekt kulti në skenën e ekstremistëve të djathtë – në shumë vende ky libër mund të blihet. Në internet ndodhet teskti i plotë. Prandaj, historiani Mëler vazhdon të këmbëngulë që librit t`i hiqet magjia e librit të ndaluar. Ai pohon për Deutsche Wellen se Instituti i Mynihut ka filluar të përgatisë një version shkencor të librit. “Ajo që duam të botojmë ne është një version historiko-kritik, që tregon qartë për burimet e ideologjisë hitleriane, dhe që komenton dhe tregon historinë e influencimit prej tij, çka ka vlera shkencore dhe mundëson imunizimin. Ai që lexon një libër kritik nuk inspirohet nga neonazizmi, përkundrazi.” Shtatëdhjetë vjet pas vdekjes së autorit, të drejtat e autorit të një teksti nuk ekzistojnë më. Prandaj historianët duan të publikojnë një version kritik të librit. Deri tani të drejtat e autorit i ka patur ministria bavareze e financave.
(D.W)

23 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›