E Shtunë, 31 Tetor 2026

A duhet të ndjejmë keqardhje për Greqinë?


- Nuk është koha të ndjejmë keqardhje për grekët - Nga Nicholas Valton, (Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë)

Në Evropë është popullarizuar së tepërmi një lojë, ku lojtarët plotësojnë fjalinë: “A e dinit se në Greqi…?”
Ja disa shembuj joshës:

- Sistemi hekurudhor do të ishte më i lirë nëse çdo pasagjer do të dërgohej në destinacion me taksi
- Çdo deputet i Parlamentit ka të drejtën të ketë një makinë zyrtare
- Ka më shumë pronarë të makinave "Porsche" sesa taksapagues që deklarojnë se kanë të ardhura mbi 50 mijë euro.

Disa përgjigje mund ta ekzagjerojnë të vërtetën, por fakti është se Greqia ka konsumuar dukshëm përfitimet e të qenit në Eurozonë, dhe madje në një mënyrë mjaft befasuese.

Në vend që të përdornin normat e ulëta të interesit dhe efiçiencën e tregut të vetëm më të madh të botë, si një mekanizëm për të modernizuar ekonominë, politikanët grekë kanë vijuar me lojën e tyre të thithjes së mbështetjes duke u kapardisur me bujarinë e shtetit.

Edhe populli grek luajti gjithashtu

Sigurisht, loja kombëtare e shmangies së taksave kombëtare vazhdoni me një performancë të niveleve olimpike, teksa të dhënat ekonomike sajoheshin. Ndihmesë të madhe për këtë dha edhe mbyllja e syve nga ana e ndërkombëtarëve.

- Populli grek përballet me vështirësi ekonomike të paprecedenta - Nga Simon Tilford, (Qendra për Reforma Evropiane)

Ne duhet të ndjejmë keqardhje për grekët pasi atyre u është kërkuar të bëjnë të pamundurën gjatë dy viteve të fundit. Atyre u janë imponuar shkurtime të shpenzimeve publike më të mëdha se të çdo vendi me ekonomi të zhvilluar.

Të argumentosh se ata kanë nuk kanë mbajtur detyrimet e tyre, apo kanë përfituar nga dashamirësia e ekonomive të tjera të eurozonës, është e pasaktë dhe e padrejtë.

Nuk ka dyshime se Greqia është një nga arkitektet e fatkeqësisë së saj - qeveritë greke kanë keqmenaxhuar financat publike të vendit.

Por, asnjë ekonomi nuk mund të vendosë financat e veta në një pozitë të qëndrueshme, nëse ekonomia e saj është në rënie të lirë.  Shkurtimet e paprecedenta në shpenzimet publike kanë shtyrë ekonominë drejt recensionit të thellë.

Dhe tani, pavarësisht se strategjia e dy viteve të kaluara ka dështuar dhe ka rezultuar të jetë absolutisht kundra-produktive, Greqisë po i kërkohet të shkojë më tej me shkurtimet e shpenzimeve. Dhe nëse Greqia dështon të arrijë objektivat buxhetorë (çka me shumë mundësi do të ndodhë), grekëve do t’u kërkohet të heqin dorë nga sovraniteti mbi aspekte në rëndësishme të politikave ekonomike.

Kjo është një tepër e rrezikshme, dhe unë do të thosha se bie ndesh me qëllimin e Bashkimit Evropian.
Unë nuk ndjej keqardhje për elitën greke. Ata e futën vendin në Eurozonë në kundërshtim me këshillat e shumicës së ekonomistëve. Por megjithatë, populli grek meriton keqardhje ngase ai po përballet me vështirësi ekonomike të paprecedenta.

Nëse Britania do të ishte në Eurozonë, do të duhej të kryente shkurtime publike tepër më të madha nga sa po bën tani. Në një rast të tillë, a nuk do të kishte arsye për keqardhje ndaj nesh?

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-07 18:04
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›