INSTAT Shtator 2011 rriten eksportet

Në muajin shtator, eksportet shqiptare rezultojnë me një rritje prej 23,2% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2010, duke arritur në vlerën 16,949 milionë lekë mallra dhe sipas INSTAT, rritja rezulton 26,3% më shumë krahasuar me muajin gusht.
Ashtu sikurse eksportet, në shtator rezultuan me rritje dhe importet, që kapën vlerën 45,585 milionë lekë, me rritje prej 1.9% në krahasim me Gushtin dhe 14.9% më shumë krahasuar me Shtatorin e 2010-tës.
Për pasojë, deficiti tregtar i muajit shtator, sipas INSTAT-it, është 28,636 milionë lekë, duke shënuar ulje 8.6% krahasuar me muajin gusht, por dhe rritjen 10.5%, krahasuar me shtatorin 2010.
Tregtia me vendet e Bashkimit Europian është 65.8 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 53.5 përqind dhe importi 28 përqind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.1 përqind dhe importi 11.2 përqind.