Mbrojtja e bankave nga kriza ne Eurozone

Banka e Shqipërisë ka vendosur të forcojë rregullat për bankat që operojnë në vend, në mënyrë që sistemi bankar shqiptar të qëndrojë larg efekteve që mund të vijnë nga kriza ekonomike në eurozonë. Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara në ligjin “Për Bankat”, do të vendoset që një pjesë bankat bija në Shqipëri që janë degë të bankave të mëdha ne eurozone të kthehen në filiale.
Sipas eksperteve të ekonomisë ky është një vendim që merret në kohën e duhur pasi edhe ato pak banka që kanë lidhje me bankat e mëdha në eurozonë të shkëpusin varësinë duke qenë tërësisht të pavarura. Ekspertët shprehen se këto ndryshime në ligjin aktual rrisin më tej sigurinë në sistemin bankar. Ato banka që janë degë do kthehen në filiale.
Projektligji parashikon edhe një tjetër element sigurie për sistemin bankar, atë të ngritjes së bankës urë. Kjo banke do të krijohet me vendim të Bankës qendrore në rastet kur një banke e nivelit të dyte në vend paraqit vështirësi në menaxhim.
Shtesat në ligjin “Për bankat” synojnë të rrisin më tej sigurinë në sistemin bankar. Pavarësisht se disa banka në eurozonë po përballen me efektet e krizës ekonomike, bankat në Shqipëri edhe pse shume prej tyre janë bija, ato funksionojnë me kapital tërësisht shqiptar dhe zbatojnë rregulloren e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.