A duhet të shpërbëhet “Ballkani i Hapur”? Gjonaj: I shërben fqinjësisë së mirë dhe fuqizimit rajonal

Ish- ministrja socialiste, Etilda Gjonaj, nuk e sheh si konkurues “Ballkanin e Hapur” ndaj Procesit të Berlinit dhe si të tillë ajo nuk e sheh nevojën që nisma të shpërbëhet.
Marrëveshjet që bëhen nga liderët e Ballkanit në mënyrë të pavarur, çdo lloj bashkëpunimi i vendeve të rajonit është shumë i mirë për rajonin. Edhe për vendet që nuk janë përfshirë, “Ballkani i hapur” është një derë e hapur, jo një derë e mbyllur. Por a duhet kjo nismë, kur në Procesin e Berlinit firmosen të njëjtat marrëveshje nga të gjitha shtetet e rajonit, ndërkohë që në Ballkanin e Hapur janë vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut?
“Në Ballkanin e Hapur janë firmosur marrëveshje që e kanë bërë më praktike edhe mënyrën e tregtisë së lirë, për një treg të përbashkët. Të dyja proceset ecin në mënyrë të pavarur, por edhe plotësojnë njëri-tjetrin. Përsa kohë i shërbejnë fuqizimit të bashkëpunimit, përsa kohë i shërbejnë fqinjësisë së mirë dhe përsa kohë nuk pengojnë njëra- tjetrën. Janë 2 procese që janë shumë të nevojshme”- tha zonja Gjonaj.
/rtsh.al/