“Protesta synon destabilitet”, ish- ministrja apel qytetarëve: Mos u përdorni nga “non grata”!

Ish- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është kategorisht kundër mbajtjes dhe lejimit të protestës së opozitës të martën gjatë Samitit BE- Ballkani Perëndimor.
“Protesta të tilla sjellin vetëm destabilitet. Protesta të tilla jo vetëm nuk duhet të ndodhin, por edhe nuk duhet të lejohen.”- tha zonja Gjonaj në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.
Nënkryetarja socialiste e Komisionit të Integrimit kërkoi të shkurajojë qytetarët për të marrë pjesë në protestë.
“Nuk është opozita, por një fraksion i tërhequr nga një person i shpallur “non grata” për të nxjerrë njerëzit në shesh në ditën më të rëndësishme të Shqipërisë. Qytetarët duhet të kuptojnë se protesta nuk është e favorshme dhe i shërben vetëm një personi që kërkon t’i tërheqë në shesh për interesin e tij dhe është i shpallur “non grata”. ”- theksoi Etilda Gjonaj për emisionin “Pa Censurë”.
/rtsh.al/