Samiti historik i BE-së në Tiranë, Etilda Gjonaj: Është meritë e qeverisë!

Samiti i 6 dhjetorit është historik për Shqipërinë, që shënjohet si vendi më proeuropian në rajon dhe një bosht keyesor për vendimarrjen e BE. Por a ështe kjo për meritë të qeverisë apo për shkak të rrethanave gjeostrategjike, siç është ndikimi rus në rajon, lufta në Ukrainë?
Nënkryetarja socialiste e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj, i tha gazetares Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, se të dyja arsyet kanë rëndësinë e tyre në vendimin e marrë nga BE.
“Shqipëria, me vendimet që ka marrë, me qendrimet që ka mbajtur konsiderohet se është meritë e saj. Fakti që ky samit mbahet në Shqipëri është për t’i dhënë ekon e duhur të qasjes proeuropiane të Shqipërisë. Githashtu, ne kemi qendruar në krah të BE dhe të SHBA për të gjitha vendimet politike që ata kanë marrë kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës. Kjo është ana politike. Teknikisht, Shqipëria ka kryer detyrat e saj të shtëpisë dhe e ka të meritiar këtë ngjarje historike, si samiti. Shqipëria vlerësohet për progresin shumë të mirë nga Komisioni Europian. Progresi i Shqipërisë në 33 kapituj, përveç atij të shoqërive tregtare, do të thotë shumë. Ne nuk kemi refres në dy kapitujt politikë dhe kjo është gjithashtu një meritë”- u shpreh zonja Gjonaj për emisionin “Pa Censurë”.
/rtsh.al/