E Hënë, 2 Nëntor 2026

A e arriti qëllimin protesta e opozitës? Analistët diskutojnë në “Quo Vadis”

“A e arriti qëllimin protesta e opozitës? Kjo ishte pyetja që u shtrua për debat këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Të pranishëm në studio analistët Mentor Kikia dhe Endri Xhafo, ishin të një mendimi që për të realizuar kërkesat do të duhet më shumë se një protestë.

Sa i përket kushti kryesor të qeverisë teknike të vendosur nga opozita, Kikia theksoi se ndryshe nga 2017-ta kur kishim një bashkëqeverisje para zgjedhjeve, këtë herë kërkohet diçka tjetër.

Bisedë në studio:

Borakaj: E arriti qëllimin opozita sot?

Kikia: Objektivi konkret që opozita ka vënë këtë herë është krijimi i një qeverie teknike. Nëse e sheh në këtë aspekt kjo nuk u arrit. Këto kërkesa nuk arrihen në jnjë protestë të vetme. Kjo ishte një protestë për herë të parë në këtë formë, herët e tjera kemi parë protesta si shëtitje politike. Ishte ajo e 7 tetorit që doli nga ky skenar rutinë dhe ishte me elemente të qartë të dhunës, me shishe me lëndë djegëse. U mbërrit në protestën e dytë ndryshe nga skenari kjo e sotmja, nuk kishte elementë të dhunës.

Borakaj: E ka ndryshuar pak gjuhën pasi u kthyen nga Strasburgu?

Kikia: Nëse arrijnë një nivel moderimi do t’i bëjnë mirë kauzave të tyre, por dhe atyre qëllimit ku duan të arrijnë. Protesta e sotme për mua muk mund të kishte dhunë, ajo u zhvillua në rrugë, dhe gjithçka tjetër ishte pronë private, nuk kishte sens provokimi i dhunës. Kishte disa cic mice të vogla mes policisë.

Borakaj: Quhet kjo formë e mosbindjes civile?

Xhafo: Unë mendoj se quhet. Fakti që ne sot po flasim për këtë, fakti që shumë njerëz mbetën të bllokuar, unë mendoj që është pjesë e një strategjie të gjerë e komunikimit.

Borakaj: I imponohen Ramës ata kështu?

Xhafo: Ramës nuk i imponohen dot me asgjë. I vemti moment kur morën një qeveri teknike ishin ndërkombëtarët, por situata nuk është e ngjashme. Qoftë dhe për faktin se Rama sot është më i fuqishëm se në 2017-ën.

Kikia: Qeveria e parë nuk ishte teknike, ishte bashkëqeverisëse. Kjo qeveria teknike që kërkon opozita nuk është qeveri ku të marrin pjesë partitë, por një qeveri ku mos ketë asnjë parti. Qeveria teknike duhet të jetë mbi palët, mbi partitë, të përgjigjet vetëm për emnaxhimin e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›