E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vendosja e trupave të Koresë së Veriut në Kursk, zëdhënësi i Pentagonit: Po monitorojmë situatën

Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA deklaroi se një numër i vogël ushtarësh koreano-veriorë janë vendosur në Kursk.

Ai theksoi se ka indikacione se Moska po synon t’i përdorë kundër trupave ukrainase.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder shprehu shqetësimin për qëllimin e dyshuar të Rusisë për të përdorur ushtarët e Koresë së Veriut në luftime ose për të mbështetur operacionet e saj kundër forcave ukrainase në Kursk.

Në një intervistë për mediet e huaja, ai deklaroi se nuk është në gjendje të konfirmojë raportet se trupat e Koresë së Veriut janë vendosur në territorin e Ukrainës.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet dhe të konsultohemi me partnerët tanë ukrainas, si dhe me aleatët dhe partnerët e tjerë”, tha Ryder. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›