E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama merr pjesë në Panairin e Punës në Athinë: Do të më pëlqente të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë këtë të diel në Panairin e Punës në Athinë.

Përmes një postimi në Facebook ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë duke ironizuar edhe kreun e PD-së, Sali Berishën.

“Mirëmbrëma andej nga Athina

Kaloni po mundët të dielën, do jem edhe unë atje dhe do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh.

Καλώς να βρεθούμε (mire e kam shkruar?”, ka shkruar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›